Coronavirusi i ri: Çfarë ndryshimi sjell shpallja si emergjencë shëndetësore globale?

31 Janar 2020 | 20:22

Coronavirusi i ri është shpallur emergjencë shëndetësore globale pasi virusi u përhap nga Kina në më shumë se dhjetëra vende të tjera.

Shpallja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) të enjten erdhi si pasojë e dhjetëfishimit të rasteve brenda një jave. Në Kinë konfirmohen 9,692 raste ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 213.

OBSH përkufizon si emergjencë ndërkombëtare “një rast të jashtëzakonshëm” që përbën rrezik për vendet e tjera dhe që ka nevojë për një përgjigje ndërkombëtarë të koordinuar.

Por çfarë do të ndryshojë konkretisht nga kjo deklaratë? Euronews ka folur me disa ekspertë të mjekësisë dhe ligjorë për ta zbuluar këtë.

Sistemet e lajmërimit

Devi Sridhar, profesor i shëndetit publik global në Universitetin e Edinburgut shpjegoi për Euronews se lëvizja e OBSH ishte “mjaft e rëndësishme për një sërë arsyesh”.

Dhe një nga këto arsye është se do të ndihmojë qeveritë të rrisin sistemet e tyre të alarmit, tha eksperti.

Për shembull, në Mbretërinë e Bashkuar, autoritetet e kanë rritur nivelin e riskut nga coronavirusi nga i “ulët në i moderuar” për shkak të deklaratës së OBSH, tha Sridhar.

Njoftimi gjithashtu iu imponon shteteve më shumë kërkesa për raportimin e sëmundjeve.

Burimet

Deklarata për një emergjencë shëndetësore globale zakonisht sjell më shumë para dhe burime.

“Unë shpresoj se deklarata do të nxisë më shumë të ardhura për vendet e varfra,” tha Sridhar për Euronews.

Kina, në këtë pikëpamje, nuk është shqetësimi i vetëm, ashtu siç ka përmendur edhe nga shefi i OBSH Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Arsyeja kryesore e shpalljes së emergjencës nuk është për atë që po ndodh në Kinë, por prej asaj që po ndodh në vendet e tjera,” tha ai gjatë së enjtes.

“Shqetësimi ynë më i madh është potenciali i përhapjes së këtij virusi në vendet që kanë sisteme shëndetësie më të dobëta dhe që nuk janë të përgatitura për ta menaxhuar atë”.

Fondacioni Bill dhe Melinda Gates ka dhuruar 10 milion euro për të luftuar përhapjen e coronavirusit të ri, jo vetëm në Kinë por edhe në Afrikë.

Pyetja tashmë qëndron nëse donatorë, si Banka Botërore dhe vendet e Perëndimit, do të dhurojnë gjithashtu shuma të konsiderueshme për ta luftuar këtë.

Tregtia dhe udhëtimet

Por deklarata për një emergjence globale mund të nxisë qeveri në nervozizëm e sipër që të kufizojnë udhëtimet dhe tregtinë me vendet e prekura.

Teksa shumë kompani ajrore kanë anuluar fluturimet me Kinën, edhe bizneset duke përfshirë Starbucks dhe McDonalds kanë mbyllur përkohësisht qindra dyqane, ndërkohë që shefi i OBSH-së ka thënë se nuk rekomandohen kufizimit e udhëtimeve apo tregtisë me Kinën.

“Nuk ka arsye të merren masa që ndërhyjnë në mënyrë të panevojshme me lëvizjen dhe tregtinë ndërkombëtare”, tha ai.

Vullneti politik

Së fundmi, ekspertë kanë vënë re se rekomandimet e OBSH-së nuk janë të detyrueshme me ligj dhe efikasiteti i tyre, për rrjedhojë, varet më shumë nga vullneti politik i vendeve përkatëse.

“Shpallja si emergjencë shëndetësore globale mund të veprojë si një thirrje nxitëse për mbështetje politike dhe financiare, por kjo varet më shumë nga vullneti politik”, tha për Euronews Eccleston-Turner.

“Ajo që është më e rëndësishmja tani për tani, është sesi qeveritë dhe agjencitë e ndihmave do i përgjigjen shpalljes së OBSH-së, e cila ka nevojë për instrumentet e duhura për ta vënë nën kontroll përhapjen e këtij virusi. Kjo sigurisht që përfshin edhe rritje të asistencës financiare nga vendet anëtare, si edhe bashkëpunim me agjencitë e OKB-së”, tha eksperti ligjor.

Por përvoja ka treguar se shtetet ndonjëherë mund të mos i marrin parasysh rekomandimet e OBSH-së, edhe në raste kur bëhet fjalë për një emergjence shëndetësore globale.

Gjatë periudhës së virusit Ebola në 2014-n, shumë shtete vendosën kufizime mbi lëvizjet edhe pse organi i OKB-së rekomandoi që kjo mos të bëhej.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026