Rama: Nën hijen e shenjtores, Kadare do ndihet i mbrojtur nga ata që s’e deshën

3 Korrik 2024 | 12:19

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e rastit në homazhet e zhvilluara për shkrimtarin e madh Ismail Kadare në ambientet e Teatrit të Operas dhe Baletit.

Ai e nisi fjalim e tij duke shpjeguar se si lindi dekori me siluetën e Nënë Terezës në vendin ku po nderohet arkëmorti me trupin e pajetë të Kadaresë, duke theksuar se nën hijen e shenjtores së tij ai do ë ndihej më i mbrojtur.

“Njoftimi që salla ishte zënë dhe Nënë Tereza nuk lëvizej dot prej aty më erdhi bashkë me foton e kësaj skene, e cila po montohej për një shfaqje sot në darkë. Lëreni aty iu thashë, nuk ka më mirë. Askujt nuk do t’i shkonte mendja çka rastësia e solli këtu enkas për Ismailin dhe më mirë sesa nën hijen e saj shqiptares që i takon botës asesi tjetër nuk mund të bëhej ceremonia e përcjelljes nga jeta të shqiptarit që i takon botës. Duke e pas njohur e dita në çast që nën hijen e shenjtores së tij të dashur, Ismaili sy mbyllur do të ndihej i marrë nën mbrojtje nga të tërë ata shumë që s’e donin dhe ata jo pak që e donin, por s’do t’i donte asesi rrotull përgjatë kalimit të tij nga kjo botë në tjetrën. Që nga lajmi për ndarjen nga jeta, në kutinë e mesazheve më vinin opinione të ngutura nga një ankth i çuditshëm për vendvarrimin e tij. Përpiqesha të merrja me mend si do t’i merrte ai ato propozime të pa kërkuara për t’u varrosur pranë Vëllezërve Frashëri, në varrezat e Dëshmorëve apo edhe në Varrezat e Dëshmorëve në Kosovë. Por e di se po t’ia kisha treguar dot vigjiljen time të këtij ceremoniali mbrëmjen e djeshme, do të argëtohej shumë.

Kur edhe Helena më çoi fjalë që donte veç fjalën time në këtë funeral, zgjodhi besoj të keqen më të vogël një fjalim të pashmangshëm të rastit nga dikush që nuk flet thjeshtë se ia kërkon detyra, por si dikush që me Ismailin e lidhte kënaqësia e bisedave jo të shpeshta.
Ky nder mu bë edhe siklet po aq i rrallë sa dalja në një provim para fytyrës tallëse të Ismailit me tubimet, nderimet, fjalimet”, tha Rama veç të tjerash.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor

Rrebeshe të forta shiu kanë përfshirë pasditen e së mërkurës qytetin e Elbasanit dhe zonat përreth, duke sjellë vështirësi të përkohshme në qarkullimin rrugor. Reshjet,...
16:47 | 24/06/2026

Rrufeja godet tufën e bagëtive në Librazhd, ngordhin 14 dhi

Një tufë dhish është goditur nga rrufeja në fshatin Spathar, në Njësinë Administrative Qendër të Librazhdit, në vendin e njohur si “Arrës”. Si pasojë e...
16:42 | 24/06/2026

Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)

Një automjet tip fuoristradë është përfshirë nga flakët në hyrje të tunelit të Llogarasë këtë të mërkurë. Sipas pamjeve, forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur...
14:13 | 24/06/2026