Mori me qira një automjet dhe nuk e ktheu më, arrestohet 33-vjeçari

3 Korrik 2024 | 13:09

Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia e Dibrës, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale të “Mashtrimit”. Bëhet me dije se i riu kishte marrë me qira një automjet në një kompani private dhe nuk e kishte kthyer më atë.

Materialet në ngarkim të 33-vjeçarit i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

“Strukturat e Hetimit të Krimit të DVP Dibër, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, kapën dhe ndaluan shtetasin E.G., 33 vjeç, banues në Bulqizë.

33-vjeçari, kërkohej nga Komisariati i Policisë Durrës për veprën penale “Mashtrimi”, pasi me datë 03 qershor në një kompani që jep makina me qira, ka marrë një automjet dhe nuk e ka kthyer më”, njofton policia e Dibrës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se para se të vinte në emision kishte marrë një...
22:21 | 04/06/2026

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se Ivanka Trump dhe Jared Kushner nuk e kanë ditur...
22:05 | 04/06/2026

Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu

Po mbahet edhe këtë të enjte, në ditën e pestë, protesta e qytetarëve kundër projektit të Zvërnecit. I ftuar këtë të enjte në Now me...
21:40 | 04/06/2026