VIDEO| Blindohet kufiri me Greqinë, momenti kur Laert Haxhiu i dorëzohet RENEA-s
Laert Haxhiu është ekstraduar ditën e sotme në Shqipëri nga Greqia.
32-vjeçari është sjellë në Kakavijë në masa të larta sigurie nga policia greke dhe është marrë në dorëzim në Kakavijë nga Forcat Speciale “RENEA”.
Laert Haxhiu u arrestua në muajin maj të vitit 2023 në Greqi dhe mbahej në burgun e Koridhalos.
Ky i fundit është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Posaçme në muajin prill të këtij viti, për atë që është cilësuar si “Masakra e Lushnjes”, ngjarje e shënuar në vitin 2017, ku dy persona mbetën të vrarë dhe dy të tjerë të plagosur.
Konkretisht viktimë mbetën Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha dhe të plagosur Marjus Xhepexhiu dhe Bujar Turku.
Për të njëjtën ngjarje janë dënuar me burg përjetë Anterio Kaloshi dhe Orgest Bilbili.
LEXONI GJITHASHTU:
“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin
Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci
Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin
- 22:20 Iranianët “janë varfëruar”, teksa lufta po e shkatërron ekonominë
- 22:05 Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci
- 22:01 Rubio përkujton masakrën e Sheshit Tiananmen: Tërbohet Pekini
- 21:40 Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu