Power Rankings pas 11 garave të para në F1
Pas një fundjave epike në Spielberg, George Russell arriti fitoren e 1’rë në bordin e Mercedes prej vitit 2022 në “Sao Paulo Grand Prix” pas incidentit mes kryesuesve Max Verstappen dhe Lando Norris. Në vazhdim klasifikimi Power Rankings në “Red Bull Ring” për atë çka ndodhi në Austri…
1. George Russell mori notën 8.8 për gjëndjen në kohën e duhur në vendin e duhur kur përfitoi nga përplasja e dy vendeve të para duke vërtetuar thënien: “Nuk ka mbaruar derisa të mbarojë.”
2. Pas tij Lando Norris që mund të kishte fituar garën e 2’të në karrierë po të mos ishte incidenti i xhiros së 64. Pas një beteje elektrike me Verstappen ai u tërhoq për notën 8.4 në përfundim.
3. Të njëjtin vlerësim mori edhe Nico Hulkenberg që e mbylli garën në vendin e 6’të, rezultati më i mirë personal prej “Italian Grand Prix” në vitin 2019.
4. Australiani Oscar Piastri siguroi të 4’in podium në “Red Bull Ring” por në fund ishte i zhgënjyer me vendin e 2’të. Nëse do të kishte edhe disa xhiro më shumë, mund ta kishte arritur dhe parakaluar Russell në krye. Nota 8.0 u meritua edhe për të njëjtin vend në Sprint.
5. Notën 8 e mori edhe Pierre Gasly që ja doli pas një beteje intensive të parakalonte shokun e skuadrës Esteban Ocon. Francezi arriti në kuotën e 400 pikëve në karrierë pas të 4’ës garë rradhazi në zonën e pikëve.
6. Spanjolli Sainz u shpreh i lumtur me podiumin në Austri që personalisht e quajti si bonus në përfundim të garës, ku ka marrë pjesë më shumë se kushdo tjetër, pa asnjë podium deri në fundjavën që lamë pas. Për Carlos Sainz, nota 7.8.

7. Performancë solide për të njëjtin vlerësim edhe nga Daniel Ricciardo në bordin e RB. Australiani e mbylli garën në zonën e pikëve në një sezon që mund të jetë i fundit për të.
8. Ashtu si Hulkenberg edhe Magnussen u rendit në zonën e pikëve duke e mbyllur garën në vendin e 8. Rezultat që nuk mund të neglizhohet nga Haas dhe danezi mori vlerësimin 7.0 në Power Rankings.
9. Në vendin e 12 në përfundim të garës por Ocon meritoi një vlerësim 6.6. Kjo duke konsideruar fillimin e sezonit të Alpine përballë paraqitjeve aktuale.
10. Top-10 në këtë klasifikim e plotëson Hamilton që i mungoi podiumit në Austrisë. Garë të cilën e përfundoi me makinë të dëmtuar dhe nje penalitet prej 5” për shkak të kalimit të vijës ndarëse në hyrje të pit lane. Për 7 herë kampionin e Botës, nota 6.4.
Në këtë klasifikim mungon trinomi Charles Leclerc, Alex Albon dhe Yuki Tsunoda që mori një vlerësim 6.2 dhe Max Verstappen me notën 6.0, më e ulëta për holandezin këtë sezon në Power Rankings. Ky është klasifikimi i Përgjithshëm pas 11 garave të zhvilluara:

LEXONI GJITHASHTU:
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta