KQZ shtyn vendimin për mandatin e Fredi Belerit, ai kërkoi të jetë prezent

4 Korrik 2024 | 11:43

Shtyhet për nesër në orën 10.30 shqyrtimi i mandatit të Fredi Belerit në KQZ. Avokatja Klodiana Gjyzari kërkoi prezencën e Fredi Belerit në shqyrtimin e mandatit të tij.

“Subjekti nuk është njoftuar për fillimin e procedurave. Fredi Beleri kërkon të dëgjohet në këtë proces duke qenë subjekt i interesuar”,-tha avokatja.

Pasi lexoi prokurën me anë të së cilës Fredi Beleri i jep kopetenca të plota përfaqësimi avokates së tij, Klodiana Gjyzari, Celibashi vendosi të pranojë kërkesën e saj që seanca të shtyhet në mënyrë që Beleri të jetë i pranishëm.

“Në lidhje me kohën, nuk besoj se kemi mundësi ta realizojmë sot. Mund ta organizojmë ndoshta, mos duhet të vijë nga vendi i vuajtjes së dënimit, të paraqitet fizikisht, ose mund ta organizojmë edhe nëpërmjet një plaformë komunikimi elektronike”, theksoi kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026