I shpallur në kërkim për inceneratorin e Fierit, arrestohet në Itali Juri Ymeraj

4 Korrik 2024 | 14:25

Interpol Rome, ka arritur të arrestojë të kërkuarin e drejtësisë shqiptare Juri Ymeraj. Emri i tij gjendet në dosjen e inceneratorit të Fierit.

Ndaj Ymerajt është shpallur më herët masa e sigurisë arrest me burg per veprën penale të:  “Pastrim te produkteve te veprës penale”.

“Sot me datën 04.07.2024, nga Interpol Rome është arrestuar Juri Ymeraj, i datëlindjes 01.07.1989, shpallur ne kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana.

Shtetasi i mësipërm  është shpallur ne kërkim sepse Gjykata e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, me vendimin Nr.82, date 11.11.2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, per veprën penale të:  “Pastrim te produkteve te veprës penale”,-thuhet në njoftim.

Rreth 4 milionë Euro janë abuzuar nëpërmjet skemave mashtruese me faturat fikive për inceneratorin e Fierit, sipas Prokurorisë së Posaçme. SPAK u ka komunikuar akuzat zyrtare për shpërdorim detyre korrupsion dhe pastrim parash 21 ish-zyrtarëve të Ministrisë së Mjedisit për abuzime me inceneratorin e Fierit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026