Zbardhet ngjarja në Korçë, gruaja i vuri flakën vetes para se të hidhej nga ballkoni
Është zbardhur dinamika e ngjarjes në Korçë, ku një grua u hodh nga ballkoni i banesës së saj dhe u gjet në gjendje të rëndë me shenja djegieje në trup.
Fillimisht u raportua se 48-vjeçarja u vetëhodh nga ballkoni pas shpërthimit të një bombole gazi në banesë.
Por hetimet nga grupi hetimor zbuluan se gruaja në fjalë është lyer me lëndë djegëse dhe i ka vënë flakën vetes përpara se të hidhej nga ballkoni.
Policia bën me dije se grupi hetimor ndodhet në venengjarje, ku po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Sot më datë 04.07.2024 rreth orës 14:30, në lagjen nr.10, Korçë, shtetasja S.K., rreth 49 vjeçe, dyshohet se është lyer me lëndë djegëse, i ka vënë flakën vetes dhe më pas është hedhur nga ballkoni. Si pasojë kjo shtetase ka marrë djegie dhe dëmtime trupore dhe ndodhet për mjekim, në spital”, njoftoi policia.
LEXONI GJITHASHTU:
37-vjeçari dhunon djalin e bashkëjetueses në Korçë, i riu me plagë në kokë. Policia jep detajet (VIDEO)
Plagoset me armë 50-vjeçari në Sarandë, në gjendje të rëndë në spital. Policia jep detajet (EMRI+FOTO)
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 08:56 Bahreini intercepton disa sulme ajrore iraniane
- 08:47 Policia e Kosovës hedh poshtë akuzat e Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit për “presion ndaj serbëve”
- 08:34 Lëkundje të forta tërmeti në orët e para të mëngjesit në Turqi, sa ishte magnituda
- 08:26 37-vjeçari dhunon djalin e bashkëjetueses në Korçë, i riu me plagë në kokë. Policia jep detajet (VIDEO)
- 08:19 Deklarata e ministres serbe, Konjufca letër Kallas. Kërkon takim ose bisedë telefonike për të diskutuar çështjen
- 08:08 Plagoset me armë 50-vjeçari në Sarandë, në gjendje të rëndë në spital. Policia jep detajet (EMRI+FOTO)