Shpëtoi nga mbytja gruan në liqen, vlerësohet “heroina” në Pogradec
Kryetari i bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli, i ka dhënë çerefikatë mirënjohje punonjëses së ndërmarrjes së shërbimeve publike Berie Zykollari, e cila pak ditë më parë kreu një akt human duke shpëtuar nga mbytja në ujrat e liqenit të Ohrit nje 69 vjeçare.
Gjithashtu kryebashkiaku ka vendosur dhe një rrogë shtesë për punonjësen, e cila e ka rastin e dytë të shpëtimit të jetës së njerëzve.
Vite më parë në të njëjtin liqen ajo ka shpëtuar një 5 vjeçar nga mbytja. Akti i Berie Zykollari ka marrë reagime pozitive të shumë qytetarëve në rrjete sociale, të cilët e kanë cilësuar si një gjest heroik.
Zykollari në një reagim për mediat pas ngjarjes deklaroi se hyri e vetme në liqen për të nxjerrë në breg 69 vjeçaren që tentoi të vetëmbytej. Ajo shtoi se burrat e tjerë që ndodheshin aty pranë nuk e kanë ndihmuar.
“Vajta unë të vadit barin aty dhe më thirri një zonjë në kat të dytë më tha “hajde se është mbytur një grua”. Ajo kishte hequr atlketet dhe ishte hedhur siç ishte me rroba. Ishte kthyer përmbys, ishte mbytur dhe gjoli e kishte nxjerrë në breg. Vajta unë pashë nja dy burra, nuk erdhën për ndihmë se thanë “do na marrë i vdekuri”. U thashë: “unë do hidhem unë, le të më marrë i vdekuri”. E tërhoqa dhe e tundja, kur e nxorra në breg fillova ta shtypja dhe i nxora gjuhën. Pastaj erdhi më ndihmoi një djalë se u lodha shumë. I erdhi shpirti. Nja dy tre burra rrinin aty, kur e ngjalla unë, burrat filluan të gëzoheshin dhe të qeshnin”, tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia