28 hetues marrin zyrtarisht vendin për në Byronë Kombëtare të Hetimit
Njëzetetetë kandidatët që fituan garën e parë për të qenë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë marrë sot zyrtarisht përgjigjen pozitive në zyrat e ngritura në Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).
Ata u paraqitën ditën e sotme në zyrat e SPAK dhe disa prej tyre u shprehën optimistë për mediat rreth punës që i pret përpara. Ata thanë se testet kanë qenë relativisht mesatare, pak më shumë vështirësi kanë hasur në testet fizike.
Nga 653 kandidatë që u paraqitën në fillim të konkurrimit, vetëm 28 prej tyre janë përzgjedhur për të qenë pjesë të BKH-së.
Fituesit do të shkojnë në Shtetet e Bashkuara për një trajnim më të specializuar.
Ndërkohë pritet që SPAK të hapë sërish garën për BKH duke qenë se kjo strukturë duhet të ketë në përbërje së paku 60 hetues. Ende nuk ka një datë për nisjen e aplikimeve dhe pritet që kjo të bëhet e ditur së shpejti në faqen zyrtare të BKH në internet (bkh.al).
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus