Merr fund izolimi treditor, rikthehen zonat e kuqe e portokalli në Itali, vijojnë kufizimet për udhëtimet
Përfundon izolimi treditor kombëtar në Itali i vendosur për të mbajtur nën kontroll situatën epidemiologjike gjatë festës së Pashkës.
Megjithatë lehtësimi i masave nuk vijon njësoj në të gjitha rajonet të cilat përcaktohen me dy ngjyra, të kuqe dhe portokalli në varësi të rrezikshmërisë nga virusi.
Dhjetë rajone mes të cilave Veneto, Lazio, Sicilia, Molise, Liguria, Umbria dhe provincat autonome të Trentos dhe Bolzano rikthehen me ngjyrë portokalli ndërsa nëntë rajonet sikundër Lombardia, Toskana, Emilia Romagna, Kalabria, Piemonte, Puglia etj, do të vijojnë të jenë zona të kuqe. Në rajonet që cilësohen me ngjyrë portokalli lejohet dalja por jo zhvendosja në të tjera komuna.
Rihapen shkollat duke respektuar distancën fizike por autoritetet mund të vendosin në çdo rast të kalojnë në mësim në distancë. Baret, restorantet, kinematë janë të mbyllura. Në zonat me ngjyrë portokalli, rënia e të infektuarve ka bërë të mundur rihapjen e disa aktiviteteve jo thelbësore, sikundër parukeritë apo qendrat estetike.
Në zonat e kuqe nuk është e lejuar lëvizja, vetëm për raste urgjente, shkollat e universitetet janë të mbyllura, dyqanet, baret restorantet po ashtu, lejohet vetëm shërbimi me dërgesa.
Në të njëjtën kohë do të vijojnë të mbeten në fuqi deri në fund të muajit masat kufizuese për të gjithë udhëtarët që vijnë nga jashtë kufijve. Për ata që mbërrijnë në Itali, Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza ka urdhëruar një karantinë prej të paktën pesë ditësh, shoqëruar me një tampon të dyfishtë, para mbërritjes dhe pas.
LEXONI GJITHASHTU:
- Evropa hapet gradualisht, lehtësohen masat në Angli, Greqi dhe Portugali
- ‘Liri, jo diktaturë’, qindra protestues në Berlin kundërshtojnë masat kufizuese
- Shtyhet afati, pika kufitare e Kapshticës mbyllur edhe dy javë të tjera
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat