Zgjedhjet e pjesshme në Himarë, Begaj thërret në Presidencë Celibashin

5 Korrik 2024 | 15:48

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka thirrur në një takim kreun e KQZ-së, Ilirjan Celibashin. Ky takim vjen menjëherë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i hoqi mandatin Fredi Belerit si kryetar i zgjedhur i Bashkisë Himarë.

Më herët, Këshilli i Ministrave iu drejtua me një shkresë kreut të shtetit, të cilit i kërkoi të caktojë datën për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme në Bashkinë Himarë.

Në shkresën që mban firmën e Sekretarit të Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi, i kërkohet presidentit të vendit që të shpallë datën e zgjedhjeve të pjesshme në Himarë.

Presidenti i vendit në bazë të ligjit, ka 48-orë kohë për t’u shprehur në lidhje me caktimin e datës së zgjedhjeve, të cilat mund të mbahen jo më herët se 30 ditë nga sot, e jo më vonë se 45 ditë.

4,11 dhe 18 gusht janë datat e mundshme si të vetmet të diela brenda afatit ligjor, kur pritet të mbahen zgjedhjet në Himarë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026