Skandali me Ozempik, ilaçin për humbjen në peshë. Farmacistët: Është i falsifikuar

5 Korrik 2024 | 16:08

Ozempik, ilaçi magjik i përdorur dhe reklamuar gjerësisht nga influencerat botëror në rrjete sociale për humbjen e peshës, tashmë është kthyer në alarm.

Tundimit për ta përdorur këtë ilaç për të reduktuar kilet e tepërta ,nuk i shpëtuan as shqiptarët. Dhjetra farmaci dhe klinika private estetike nisën ta ofrojnë , por kur trendi arriti kulmin, urdhëri i farmacistëve të Shqipërisë jep alarmin. Ky bar nuk është futur kurrë ligjërisht në Shqipëri dhe çdo penë ozempik e përdorur është e falsifikuar.

“Produktet e falsifikuara janë shitur si brenda zinxhirit tě ligjshëm të furnizimit me barna, ashtu edhe në atë të paligjshëm. Përmbajtja e penave të falsifikuara është krejtësisht e ndryshme nga produktet origjinale dhe nuk duhet të përdoret pasi përbën rrezik për sigurinë e pacientit.  Bari Ozempic është i regjistruar por nuk është importuar asnjëherë nga Zyra e pěrfaqësimit Novo Nordisk A/S në Republikën e Shqipërisë”, njoftoj urdhri i farmacistëve

Më herët edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë dha alarmin se pena të falsifikuar të Ozempic u konstatuan në Britani, Brazil, Irlandë dhe ShBA. Ekspertët e shëndetësisë botërore njoftuan se përdorimi i tyre çon deri në rrezik për jetën.

“Përdorimi i OZEMPIC-ut të falsifikuar mund të çojë në trajtim joefektiv të pacientëve për shkak të dozimit të gabuar, kontaminimit me substanca të dëmshme, ose përdorimi i përbërësve të panjohur ose të zëvendësuar. Mund të përbëjë rreziqe serioze për shëndetin për shkak të administrimit të injeksioneve nënlëkurore të cilat mund të jenë kërcënuese për jetën” njofton OBSH.

Ozempic në fakt u prodhua nga kompania Novo Nordisk për të trajtuar pacientët që vuajnë nga diabeti tip 2.  Ai injektohet në lëkurë, 1 herë në javë dhe jep efektin e ngopjes duke frenuar oreksin.  Por ky  ilaç i  brezit të ri jep efekte negative kur përdoret për një kohë të gjatë dhe pa rekomandimin e mjekut. Ka të dhëna se  ai shkakton tumore të gjendjes tiroide dhe dyshohet që mund të japë kancer në nivele të ndryshme të organizmit. Dhe nuk janë vetëm këto dëmet, pasi edhe lista e efekteve negative të mundshme është e gjatë dhe prek të gjitha organet e trupit nga pankreasi deri tek tëmthi.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor

Rrebeshe të forta shiu kanë përfshirë pasditen e së mërkurës qytetin e Elbasanit dhe zonat përreth, duke sjellë vështirësi të përkohshme në qarkullimin rrugor. Reshjet,...
16:47 | 24/06/2026

Rrufeja godet tufën e bagëtive në Librazhd, ngordhin 14 dhi

Një tufë dhish është goditur nga rrufeja në fshatin Spathar, në Njësinë Administrative Qendër të Librazhdit, në vendin e njohur si “Arrës”. Si pasojë e...
16:42 | 24/06/2026

Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)

Një automjet tip fuoristradë është përfshirë nga flakët në hyrje të tunelit të Llogarasë këtë të mërkurë. Sipas pamjeve, forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur...
14:13 | 24/06/2026