Ja pse nuk mund ta shkarkonin Fredi Belerin/ Daci: Nuk e mori kurrë mandatin…

5 Korrik 2024 | 21:07

Juristi Jordan Daci i ftuar në Review në Euronews Albania shpjegoi juridikisht Fredi Beleri nuk duhet të ishte shkarkuar nga pozicioni i tij.

Ai shpjegon se ligji i dekriminalizimit nënkupton që të pengojë nga zgjedhja njerëz të cilët kanë probleme me ligjin përpara se ata të kandidojnë në zgjedhje dhe Fredi Beleri nuk kishte probleme me ligjin para kandidaturës së tij.

Nuk deklarohet i pavlefshëm mandati që është marrë dje, shprehet Daci, për një ngjarje që ndodh sot ose ndodh pasnesër.

“Juridikisht kjo nuk ishte aspak zgjidhje, sigurisht çështja është më e komplikuar por do ta  shpjegoj shumë shkurt. Se pari ligji i dekriminalizimit nënkupton që të pengojë nga zgjedhja njerëz të cilët kanë probleme me ligjin. Çka do të thotë që problemet e këtyre njerëzve duhet të kenë lindur përpara se ata të kandidojnë dhe prandaj është vetdeklarimi. Jo do të thotë se pavlefshmëria e mandatin që parashikohet në ligjin për dekriminalizimin nënkupton që është i pavlefshëm dhe pse zgjedhja është pak absurde. Çka do të thotë nuk mundet të deklarohet i pavlefshëm mandati që është marrë dje për një ngjarje që ndodh sot ose ndodh pasnesër. Kjo do të thotë se ky fakt juridik nuk mund të  shkaktojë pavlefshmëri të kësaj gjëje”, tha Daci.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026