“Beqaj mund të dënohet me 15 vite”, Sefa: Gjatë eventit të fundit ishte nën përgjim

5 Korrik 2024 | 21:56

Ish-sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Indrit Sefa, i ftuar në Review në Euronews Albania tha se Ilir Beqja akuzohet për vepra të rënda penale për të cilat mund të dënohet nga 4 deri ne 15 vjet.

Sefa shprehet se ish-Ministri i Shëndetësisë akuzohet për korrupsion aktiv të funksionarëve, mashtrim dhe fshehje pasurie.

Ai shtoi se Beqja ishte ne përgjim që në 6 shtator 2023 dhe në eventin e fundit ku kanë vjedhur fonde ka qenë në 14 shtator, ku kanë qenë në përgjim.

“Korrupsion aktiv i funksionarëve të rëndë është 4 deri në 12 vjet dënim, mashtrime me pasoja të rënda është deri në 15 vjet në mos gaboj dhe këto janë vepra shumë të rënda penale. Mendoj që prokuroria ka hetuar shpejt, siç duket dhe nga vendimi  gjykatës është një procedim i regjistruar në 6 shtator të 2023 dhe po të shikoni dhe nga përshkrimi akuza e fundit, apo eventi i fundit që kanë kryer si grup e kanë bërë në 14 shtator kur kanë qenë proceduar dhe kanë qenë përgjim. Kemi një dosje që prokuroria ka ecur shumë shpejt”

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026