Detaje nga vrasja në Fier: 39-vjeçari vrau bashkëjetuesin e ish-gruas

5 Korrik 2024 | 22:54

Një përplasje fizike mes ish-bashkëshortit dhe bashkëjetuesit të ish-gruas në Fier ka degraduar deri në përdorimin e thikës. Shkak i kësaj ngjarjeje është bërë divorci mes 39-vjeçarit Xhuljano Mihaj dhe ish-bashkëshortes së tij, e cila prej disa muajsh bashkëjetonte me Xhimi Bakajn.

Gjatë një konflikti për motive të dobëta, Xhuljano Mihaj 39 vjeç, ka goditur me thikë Xhimi Bakajn 23 vjeç. Si pasojë e plagëve të marra, Xhimi Bakaj ka ndërruar jetë në spital. Bluzat e bardha konfirmojnë se i riu ka marrë 3 goditje fatale.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në polici Xhuljano Mihajn dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026