KAS rrëzon kërkesën e PDIU, komisioneri i katërt në grupet e numërimit mbetet i LSI-së

6 Prill 2021 | 14:18

Në mbledhjen e zhvilluar sot, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ ka rrëzuar ankesën e PDIU.

Kjo e fundit kundërshtonte vendimin e komisionerit Celibashi duke kërkuar të kishte numëruesit e saj në komisionet e zgjedhjeve të 25 prillit.

Argumenti i Celibashit, që u mbështet edhe nga KAS, ishte se PDIU ishte pjesë e koalicionit PD e Aleanca për Ndryshim dhe nuk garonte si subjekt më vete dhe për këtë arsye nuk i takojnë numërues.

Tashmë, me këtë vendim të KAS, komisioneri i katërt në grupet e numërimit do i takojë LSI-së.

Ndërkohë fleta e votimit për zgjedhjet e 25 prillit të jetë me numra dhe jo me emrat e kandidatëve për deputetë.

Këtë vendin e mori Kolegji Zgjedhor më 4 prill, pas ankimit të vendimit të KAS nga Partia Demokratike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026