“Synojmë rekorde”- Flasin në Euronews notarët e Shqipërisë në Lojërat Olimpike

6 Korrik 2024 | 16:39

Lojërat Olimpike janë ëndrra më e madhe e çdo sportisti, çdokush do të dëshironte të performonte përpara milionë shikuesve, një pjesë nga impiantet e ndryshme, e pjesë tjetër nga ekranet e televizorit. Në lojërat olimpike të Parisit, Shqipëria merr pjesë me 8 sportistë, mes tyre dy notarët e talentuar, Gresi Koxhaku dhe Kaltra Meca, të cilët i gjen në kryeqytet duke u stërvitur, për garën më madhore të karrierës së tyre.

Arritjet nuk vijnë pa sakrificë, vendosmëri e stërvitje, e këtë gjë e dinë mjaft mirë notarët tanë, të cilët mbajnë veshur simbolet kuqezi.

“Është shumë e vëhstirë sepse në olimpiadë janë 10500 sportistë, duhet të stërvitesh fort. Kam 14 vjet që stërvitem dhe më në fund ia dolëm”, deklaroi Gresi Koxhaku për Euronews Albania.

Ndërkohë që Kaltra Meça u shpreh se: “Kjo fazë ka qenë tepër e vështirë si rrjedhojë e konkurrencës. Ka qenë periudhë e vështirë për mua. Arrita ta fitoj këtë gjë, të shkoj në lojrëat olimpike të Parisit”.

Kur sheh veten në një stad tjetër, shumë më të lartë nga ai i mëparshmi, emocionet janë miku yt më i afërt.

“Ndjehem i emocionuar që marr pjesë, nuk është e lehtë të shkojmë atje, është e vështirë, kam emocione dhe mezi pres. Frikë nuk ka vetëm emocione, frika hiqet në garë”, tha Koxhaku.

“Jam e emocionuar sepse është ëndrra ime që e vogël, një arritje për mua”, tha Meça.

Ankth ka dhe tek trajneri Arjan Fetishaj, i cili e di më mirë se kushdo, ce cfarë do të thotë kjo garë.

Arjani- Pas perdes qëndrojnë trajnerët, që përjetojnë emocionet, me zemër e shpirt me lotjarët. Sakrificë dhe puna e madhe, gjithcka ia delegojmë sportistëve. Sportisti është imazhi më i mirë për kombëtaern shqiptare dhe notin shqiptar”.

Aspekti fizik e ai mendor duhet të jenë në përpjesëtim të drejtë, që gjithcka të shkojë shkëlqyeshëm, pasi ato marrin pjesë vetëm më të mirët.

“Personalisht une stërvitem 6 herë në javë, 23 herë dita, është shumë e vështirë në aspek fizik e mendor, për tu bërë gati për këtë garë të madhe”, tha Meça.

“Atje janë notarët më të mirë nga çdo shtet 2 më të mirët, dua të vendos rekordet e mia dhe ato kombëtare”, tha Koxhaku.

Por sa e vështirë ka qenë të vish në këtë pikë, e puna më e madhe ka qenë ajo e trajnerit.

“Të dy sportistët janë më të mirët aktualisht në vendin tonë. Morën pikët më të larta, duke përfituar dhe ftesën për notarët shqiptarë. Konkurrenca ka qenë e madhe, 1 vjeçare, por ata kanë performancën më të mirë të mundshme. Rezultatet do i shohim në garë, na duhen statistika pozitive, që tregojnë zhvillimin e notit ndër vite. NA duhet renditja botërore, në të cilën kemi rritje të vazdhueshme”, deklaroi trajneri.

Pak kohë më parë, kombëtarja shqiptare merrte pjesë në kampionatin evropian të notit në Beograd, aty ku dyshja Meça-Koxhaku dhuruan performance pozitive, por sportistët mendojnë se disa gjëra mund të bëheshin më mirë.

“Në Europian kam peng vetëm stilin e lirë, pse mos ta ulja, pork jo mbetet për tu parë në Paris. Kam vendosur rekorde kombëtare, por nuk jam i kënaqur me 100m krol, do e bëjmë në olimpiadë”, tha Koxhaku.

“Kampionati evropian ishte ai që vendoste kush shkon në olimpiadë, fitova dhe jam e lumtur nga rezultati, kamë dhënë më të mirën dhe ajo u shpërblye”, tha Meça.

Besimi në dy sportistët e talentuar është i madh, edhe vlerësimi nga trajneri Fetishaj.

“Rekordet janë treguesi më i mirë i notit, pa parë punën brenda në kombëtaren shqiptare nuk mund të bëjmë një stastistikë. Koxhaku, me kohët në krol e delfin hyn tek 16shja më e mirë në Evropë”, tha trajneri Arjan Fetishaj.

Synimi i ekipit kuqezi është ngritja sa më lart e flamurit kuqezi.

“Performanca ime do jetë më e mirë, ju premtoj”, tha sportisti Koxhaku.

“Ky është objketivi të kthehemi me rekord kombëtar dhe renditje në arenën botërore”, përfundoi trajneri.

Kjo ishte vetëm një pjesë e shkurtër e stërvitjes së madhe që bëhet nga kombëtarja shqiptare e notit, e cila ka ambicie të mëdha, e mbërritja në lojërat olimpike është një pjesë e rrugëtimit që kanë ndërmarrë. Për herë të 7-të flamuri kuqezi do të marrë pjesë në garat e notit të këtij niveli, ndërsa ne nuk na mbetet gjë tjetër veçse tu urojmë suksese, e t’i duatrokasim në arritjet e tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026