Piktori pensionist në Berat, Klement Mbrica pas 38 vitesh vijon të bëjë art
Edhe pse ka dalë në pension, Klement Mbrica vijon të ushtrojë profesionin e tij të piktorit në qytetin e Beratit.
Dashuria që ai ka për artin dhe veçanërisht për pikturën nuk e ka ndaluar që edhe pas daljes në pension Klementi të vazhdoj të hedh në telajo rrugicat kalldremta të kalasë apo çatitë një mbi një të Mangalemit, 38 vite punë si mësues pikture në liceun e beratit e kthyen atë në një nga piktorët ikonikë dhe të dashur të qytetit të Beratit, e ndërsa sot pas daljes së tij në pension Klementin e gjenë çdo ditë në shkallët e banesës së tij në lagjen Kala të improvizuar ne galeri arti duke pikturuar vepra të cilat më pas ja u shet turistëve të huaj
“Unë quhem Klement Mbrica banorë i lagjes Kala dhe me profesion piktor. Kam mbaruar në tiranë Liceun Jordan Misja shkollën e mesme pastaj kam bere Akademinë e Arteve, kam mbaruar në 85 universitetin, dhe kam punuar si mësues pikture në liceun e Beratit 38 vite”,-tha piktori.
Edhe pse interesi nga turistët është i larte dhe përfitimet monetare nga pikturat që ai shet nuk i mungojnë , Klementi pohon se e bënë këtë punë për pasion
“Unë më shumë e kam për pasion sesa përfitim, diçka nxjerr kam leverdi ekonomike por kam dhe pasionin brenda që më shtynë”
“Kanë goxha interes turistët, suveniere kujtime nga berate kanë goxha interes, edhe unë kam shitur , kam filluar sezonin që në prill dhe deri nga tetori unë vazhdoj punoj. Ka shumë lëvizje turistësh, e gjitha Kalaja është mbushur me bujtina ristorante, por të kësaj natyre jam vetëm unë”,-tha Mbrica.
Numri i larte i turistëve që kërkojë të blejnë vizatimet tij bëjnë që Klementi të rrijë me orë të tera në shkallet e banesës së tij duke vizatuar,
“Vizatimet kryesisht janë me penë dhe rreth tre orë do një vizatim të bëhet, me një penë të hollë 0.5 do një tre orësh”
Rrugicat e kalldremta të kalasë mijëra vjeçare janë kthyer në muzën e piktorit ku pothuajse çdo vizatim i tij do lidhet ngushtësisht me historinë dhe arkitekturën e Beratit.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)