Jorgo Goro mbetet në burg, ish-kryebashkiaku akuzohet për shpërdorim detyre

7 Korrik 2024 | 16:36

Ish-kryetari i bashkisë së Himarës Jorgo Goro është njohur të me masën e dytë të arrestit në burg nga Gjykata e Posaçme.

Ai akuzohet për shpërdorim detyre pasi  në kundërshti me ligjin lejoi kryetarin e komanduar të bashkisë së Himarës Arqile Bollano që të  përfitojë një sipërfaqe prej 4236 metra katror toke.

Në seancën e së dielës, nëpërmjet avokatit të tij Sokol Hazizaj, ai kundërshtoi akuzat e prokurorisë dhe në të njëjtën kohë pretendoi se masa e  dytë e arrestit është caktuar në kundërshti me ligjin.

Për shkak se Goro mbahet i arrestuar prej 4 muajsh për tjetërsimin e një sipërfaqe prone, pala mbrojtëse pretendoi se Goro nuk ka mundësi të largohet, nuk mund të prishë provat dhe në të njëjtën kohë nuk mund të ndikojë tek persona të tjerë, por në fund gjykata la në fuqi masën e dhënë në mungesë.

Hetimet kanë nisur fillimisht nga prokuroria e Vlorës për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh, por më pas dosja u transferua në prokurorinë e posaçme. Sipas hetimeve Goro në vitin 2016-të ka trajtuar një kërkesë të Arqile Bollanës në bazë të ligjit 7051 për pajisje të aktit të marrjes së tokës në pronësi duke i dhënë një sipërfaqe prej 4263 metra katror tokë në kundërshtim me ligjin.

Por nga verifikimet e prokurorisë, rezulton se Bollano është përfitues i një sipërfaqe prej 7700 m2 që e zotëron prej vitit 1996 dhe në këtë mënyrë Goro akuzohet për shpërdorim të detyrës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës! Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026