Tjetër dosje për Jorgo Goron, del edhe emri i kryebashkiakut të komanduar të Himarës
Pa kaluar një muaj nga komandimi i tij si drejtues i Bashkisë së Himarës, Arqile Bollano është bërë subjekt i SPAK.
Bëhet fjalë për një hetim që nisi nga Prokuroria e Vlorës për tjetërsim pronash, e cila shpalli moskompetencë për shkak se gjeti element të veprave penale që nuk janë në kompetencën e saj ti hetojë.
Prej më shumë se një muaj, dosja ka mbërritur në SPAK dhe kjo e fundit ka regjistruar procedimin penal. 14 mijë m2 tokë ose thënë ndryshe 4 hektar me vendndodhje në Himarë janë përfituar nga Bollano dhe toka u dha në vitin 2015 kur bashkia drejtohej nga Jorgo Goro.
Dhënia e kësaj sipërfaqe toke është bërë nga Bashkia e Himarës, për plotësimin me tokë bujqësore të familjeve që kishin marrë sipërfaqe të mangëta gjatë ndarjes së tokës në vitin 1992 sipas ligjit 7501, ka pasur përfitime të pamerituara nga disa familje, mes tyre sipas argumentimit të vendimit, dhe ajo e kryebashkiakut aktual, Arqile Bollano.
Këshilli Bashkiak miratonte pretendime të tilla të familjeve për plotësimin e deficiteve, por që ka dyshime të forta që Bollanos kjo tokë nuk I takonte. E për këtë ai ende nuk ka dhënë deklarime në SPAK, por kjo e fundit, ka zbritur në gjykatës kërkesën për miratimin e sekuestros preventive mbi pronën.
Nga ana tjetër, Arqile Bollano rrezikon të përballet me drejtësinë dhe të jetë kryebashkiaku i radhës i Himarës që të akuzohet zyrtarisht, ndërsa për veprime të ngjashme, po qëndron prej muajsh në qeli paraardhësi i tij Jorgo Goro.
Ky i fundit dyshohet se në bashkëpunim me vartës dhe zyrtarë të Kadastrës, nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara, kanë mundësuar kalimin e sipërfaqeve të konsiderueshme tokë shtet në Himarë, në favor të Artan Gaçit, bashkëshorti i deputetes socialiste Olta Xhaçka, i cili ka fituar statusin e investitorit strategjik.
Pas arrestimit të Goros që iu zgjat mandate për shkak të arrestimit të Fredi Belerit që fitoi në zgjedhjet e 14 majit, Këshilli i Bashkisë komandoi Blerina Balën, e cila u dorëhoq në fillim të qershorit. Më 7 qershor të këtij viti ajo u zëvendësua nga Arqile Bollano, edhe ky si i komanduar.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein