“Franca po shkon drejt…”- Ish-ambasadori: U votua kundër një rreziku nga e djathta

8 Korrik 2024 | 13:50

Ylljet Aliçka, ish-ambasador i Shqipërisë në Francë, në një lidhje për “Euronews Albania” ka analizuar rezultatin e zgjedhjeve në Francë, ku ekstremi i djathtë i Marine Le Pen nuk arriti dot të fitojë, ashtu siç ishte parashikuar.

Aliçka tha se ka një paqartësi shumë të madhe për mënyrën sesi do të qeveriset Franca, por shtoi se duket se ka një kthim nga Republikë Presidenciale në Republikë Parlamentare.

Ai tha gjithashtu se në zgjedhjet e fundit qytetarët votuan kryesisht kundër një rreziku të të djathtës ekstreme, sesa mbi bazën e platformave ideologjike apo politike.

“Ndihej një frymë për një ndërgjegjësim të publikut francez përballë një rreziku të madh. Në Francë votat janë më tepër konjuktura elektorale, aleanca fluide, kundër një rreziku të madh të të djathtës ekstreme. Votim kundër një rreziku të të djathtës, sesa duke respektuar platformat e tyre ideologjike apo politike.

Mendoj që një gjë i mbetet Macronit, që me këto zgjedhjet e parakohshme që shpalli, një gjë bëri që frenoi apo ngadalësoi atë frymën e fuqishme që mori ekstremi i djathtë. Është një paqartësi shumë e madhe sesi do të qeveriset Franca. Kam përshtypjen që Franca duke kaluar nga republika e katërt që ishte kryesisht parlamentare, kaloi në republikën e pestë që ishte më shumë presidenciale.

Ka një kthim në vendimmarrje në legjislacion në Parlament. Është njësoj si vetë funksionimi i BE që ka PE, Këshillin e Ministrave dhe Gjykatën dhe janë disa institucione për një vendimmarrje. Po e njëjta gjë kam përshtypjen do të funksionojë edhe në Francë”, tha Aliçka.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha zbuloi se ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim. Sipas...
13:57 | 28/05/2026

Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha foli në lidhje me grupin e Igli Kamberit, i cili po...
13:34 | 28/05/2026