48 mijë shqiptarë analfabetë, ekspertët: Problem braktisja e shkollave fillore

8 Korrik 2024 | 18:44

Censusi i vitit 2023 solli të dhëna alarmante për analfabetizmin. Më shumë se 48 mijë shqiptarë nuk dinë të shkruajnë ose të flasin shqip. Sipas ekspertëve, problemi kryesor është braktisja e shkollave dhe mungesa e arsimit fillor.

48 mijë shqiptarë nuk dinë të shkruajnë dhe të flasin në gjuhën shqipe. Ky fenomen është më i përhapur tek femrat sesa tek meshkujt. Të dhënat janë nxjerrë nga censusi 2023.

 “Eksperte arsimi-janë disa të dhëna që duhen analizuar, ku bëjnë pjesë dhe minoritet, bëjnë pjesë popullatat që nuk flasin gjuhën shqipe, duhet parë dhe grupmosha. Mund të jenë njerëz që nuk kanë bërë ciklin fillor, braktisja shkollore, në moshën që duhet të mësojnë shkrim dhe këndim, largohen nga shkolla dhe kjo dihet që ky hendek vjen e thellohet”,-tha Sina.

Krahasuar me Censin 2011, të dhënat për analfabetizmin ishin 2.8%. Ndërkohë që në Censin 2023, vihet re një përmirësime 2.2%, që për ekspertët është i papërpfillshëm. Grupmosha më e prekur është ajo mbi 35 vjeç.

Imagjinoni një nënë që do të blejë produkte dhe nuk është në gjendje të lexojë produktin, nëse fëmija ka alergji dhe nuk lexon etiketën dhe e imagjinoni sa jetë e vështirë behët”,-tha Irida Sina.

Disleksia është një problem që po haset në moshat e vogla. Sipas të dhënave 16% I përkasin grupmoshs 10-35 vjeç. Ekspertët u bëjnë thirrje mësuesve të ciklit fillor të jenë të vëmendshëm, pasi pasojat mund të jenë të parikuperueshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, i ka dërguar një mesazh paralajmërues Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre, duke deklaruar se Teherani do...
22:16 | 22/07/2026

Rama në ceremoninë e diplomimit të oficerëve të rinj: Deri në 2030 pagat e FA-së sa mesatarja e NATO-s

Kryeministri Edi Rama mori pjesë mbrëmjen e kësaj të mërkure në ceremoninë e diplomimit të 67 oficerëve të rinj në Akademinë e Forcave të Armatosura....
22:01 | 22/07/2026

Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, ka sjellë detaje të reja lidhur me plagosjen e trefishtë të ndodhur mbrëmjen e së hënës në Elbasan. Sipas...
21:58 | 22/07/2026