Tradita tërheq turistët, të huajt interesohen për vlerat kulturore në Gjirokastër
Vlerat e pasura të traditës në zonën e Gjirokastrës si folklori, etnografia, veshjet karakteristike, kulinaria tradicionale, e shumë të tjera po tërheqin gjithmonë e më shumë turistët. Muzeu Etnografik në pavionet e të cilit prezantohet trashëgimia kulturore e Gjirokastrës edhe në këto ditë vere vizitohet me interes nga turistët.
“Vizitueshmëria e muzeut përgjatë vitit është në rritje, turistët e huaj, por gjithashtu edhe vendasit kanë interes për vlerat e trashëgimisë kulturore, etnografinë, për vallet, muzikën, objektet e guzhinës, etj”.
Vizitorët e huaj shprehin interes për shumëllojshmërinë e vlerave të traditës, objektet karakteristike apo trashëgiminë kulturore të transmetuar në breza.
“Kryesisht turistët e huaj ngelen të befasuar nga vlerat e trashëgimisë kulturore të qytetit tonë, nga pasuria e tyre, nga shumë llojshmëria e kostumeve apo objekteve origjinale që ata gjejnë në muzeun tonë dhe shprehen të kënaqur dhe të befasuar nga pasuria kulturore që shfaqet në muze”.
Turistët nga vende të ndryshme të botës pohojnë se traditat shqiptare dhe qyteti i Gjirokastrës në veçanti janë mjaft tërheqëse për çdo vizitor.
“Unë vij nga Serbia. Kam qenë në Shqipëri dy herë, për mua vendi juaj është mjaft i bukur, dhe Muzeu Etnografik që po vizitojmë është i veçantë”
“Ky muze është mjaft i bukur, u njohëm me vlerat e historisë dhe traditës shqiptare”.
Përgjatë verës qyteti i gurtë po mirëpret një numër në rritje turistësh ndërsa vetëm përgjatë qershorit Gjirokastra u vizitua nga rreth 35 mijë turistë.
LEXONI GJITHASHTU:
Përkujtohet 90-vjetori i lindjes së akademikut Rexhep Qosja, Kurti: Pa të, kultura jonë do të ishte më e varfër
Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
Dorëshkrimi i panjohur i Mozartit zbulohet në Francë, shtatë vepra të reja dëgjohen për herë të parë
- 11:33 Fundjavë e zjarrtë! Ja cilat janë qytetet me temperaturat më të larta
- 11:11 Ikballe Huduti non grata”! Ministri Lamallari zbulon detaje pse u mor vendimi
- 10:27 Zbardhet atentati ndaj servisit të celularëve në Kamëz, arrestohet 18-vjeçari që qëlloi me kallashnikov
- 10:15 Goditen dy raste të kultivimit të kanabisit në Shkodër, arrestohen dy persona! Ndiqet penalisht kryeplaku i Vuklit
- 10:06 Qeveria miraton rregullat e reja për pezullimin dhe heqjen e licencave për bastet online
- 09:44 Tentoi të përplaste me makinë nënën e bashkëjetueses, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë