Organizonte lotari të paligjshme në lokal, arrestohet 24-vjeçari në Kamëz

9 Korrik 2024 | 09:38

Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga policia pasi është kapur në flagrancë duke organizuar lotari të palejuara, në një lokal në Kamëz.

Në kuadër të operacionit të koduar “Game over” është vënë në pranga shtetasi Ernest Lama, 24 vjec banues në Kamëz dhe është shpallur në kërkim Alban Kurpali 35 vjeç, banues në Kamëz.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në pronësi të shtetasit A. K., në rrugën “Donald Trump”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 1 tavolinë pokeri, çipsa, celularë dhe letra bixhozi, të cilat shtetasi E. L., punonjës i lokalit, i përdorte për organizimin e lojërave të fatit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 tavolinë pokeri, çipsa, celularë dhe letra bixhozi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministrja Ibrahimaj: 12 mijë sipërmarrje të reja, do të vijojmë mbështetjen për bizneset

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ishin të pranishëm këtë të premte në eventin “Dyfisho sipërmarrjen tënde”. Ministrja Ibrahimaj prezantoi...
12:50 | 17/07/2026

Bizneset shqiptare investojnë në teknologji për t’u afruar me standardet e Bashkimit Evropian

Gjithnjë e më shumë sipërmarrës shqiptarë po investojnë në teknologji, duke i bërë bizneset konkurruese për tregun e Bashkimit Evropian. Në Koplik, Ervin Çeraj grumbullon...
12:38 | 17/07/2026

Atentati ndaj Brian Syzos në Pogradec, arrestohet vëllai i autorit të dyshuar dhe vetë 35-vjeçari

Zbardhen detaje të reja nga hetimet për atentatin e dështuar të 30 qershorit në Pogradec, ku mbeti i plagosur rëndë 35-vjeçari Brian Syzo. Policia e...
12:30 | 17/07/2026