Luftë me zjarret e verës në Dropull, evitohet e rrezikut për banorët
Orë të vështira përjetuan ditën e sotme banorët e zonës së Dropullit. Zjarret që përfshinë kullotat në këtë zonë rrezikuan fshatrat Frashtan, Lugar dhe Grapsh ndërsa flakët u afruan fare pranë shtëpive. Si shkak i tymit dhe blozës u pezuallua edhe qarkullimi i mjeteve në rrugën kombëtare Gjirokastër-Kakavije.
Ndërhyrja e emergjencave civile, zjarrfikësve të Gjirokastrës, Përmetit, Tepelenës, Dropullit, banorëve të zonës të cilët u mbështetën edhe nga helikopteri për shuarjen e zjarreve bënë të mundur evitimin e rrezikut për banorët dhe pasurinë materiale të tyre.
“Ne kishim marrë të gjitha masat me plan evakuimi por për të mos mbërritur aty jana rritëm të shpëtojmë njerëzit, të shpëtojmë pronën publike, dhe private, dhe apelimi im është pikërisht për këtë gjë”, tha prefekti Odise Kote
Dyshohet që shkak i zjarrit të jetë një zjarrvënie e qëllimshme në kullotat e zonës. Ditën e sotme policia lokale ndaloi një banor të fshatit Frashtan, të dyshuar si shkaktar i zjarreve të ditëve të fundit në Dropull
” E theksoj tolerancë zero kemi kërkuar nga organet e drejtësisë që për gjithë zjarrvënësit të jepet ndëshkimi maksimal”, tha ai.
Përgjatë muajit korrik zona e Gjirokastrës është përballur me zjarre problematikë në pyje-kullota.
LEXO GJITHASHTU:
- Rritet numri i zjarreve në Greqi, preken 5 rajone
- Zjarret në Dropull, reshjet e shiut ndihmojnë në lehtësimin e situatës
Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
Rama në Mal të Zi në resortin që u refuzua në Shqipëri: Po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin
- 22:20 Iranianët “janë varfëruar”, teksa lufta po e shkatërron ekonominë
- 22:05 Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci
- 22:01 Rubio përkujton masakrën e Sheshit Tiananmen: Tërbohet Pekini
- 21:40 Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu