Mandati i Xhaçkës, Zaçaj: Kuvendi të zbatojë pa vonesa vendimin e Kushtetueses

10 Korrik 2024 | 14:03

Kryetarja e Gjyakatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, njoftoi në një deklratë për mediat këtë të mërkurë se Kushtetuesja ka rrëzuar kërkesën e Kuvendit për të dërguar në Komisionin e Venecias mandatin e deputetes Olta Xhaçka.

Në fjalën e saj, Zaçaj theksoi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese i janarit 2023 nuk është zbatuar nga Kuvendi.

Kryetarja e Kushtetueses tha se vendimet e gjykatës nuk duhet të diskutohen por duhet të zbatohen nga politika pa vonesa.

Gjykata Kushtetuese urdhëroi Kuvendin që të dërgojë menjëherë në Kushtetuese mocionin e deputetëve për mandatin e Xhaçkës.

“Gjykata Kushtetuese konstatoi se vendimi i janarit 2023 nuk është ekzekutuar nga Kuvendi.

Përmes vendimit Kuvendi i Shqipërisë ka vënë në diskutim fuqinë detyruese të Gjykatës Kushtetuese. Gjykata theksoi se vendimet e saj kanë efektet dhe forcën e ligjit asnjë organ s’ka të drejtë ti vërë në diskutim. Organet shtetërore duhet ti zbatojnë. Gjykata theksoi se vendimi i saj që ka vendosur detyrimin e Kuvendit për të dërguar në gjykatë mocionin e mandatit është i detyrueshëm për zbatim

Kuvendi duhet të votojë në përputhje me urdhërimin e gjykatës pasi nuk është një procedurë e zakonshme parlamentare. Është në kuadër të ekzekutimit të gjykatës. Gjykata ka vendosur pranimin pjesërisht të kërkesës zgjidhjen e konfliktit me Kuvendi”, tha Zaçaj.

Kuvendi mbart detyrimin për ekzekutimin pa vonesë të këtij vendimi.’- u shpreh kryetarja e gjykatës Kushtetuese.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mblidhen protestuesit e parë para Kuvendit, deputetët e PS hyjnë 30 minuta më herët (VIDEO)

Protestuesit e parë janë mbledhur mëngjesin e sotëm para godinës së Kuvendit, ku në orën 10:00 është parashikuar të zhvillohet seanca plenare. Tubimi ishte paralajmëruar...
09:48 | 30/06/2026

Arrestohet shqiptari në Britani, la fëmijët vetëm në shtëpi për të takuar një 14-vjeçare që kishte njohur në internet

Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar në Birmingham të Mbretërisë së Bashkuar, pasi dyshohet se la vetëm në banesë dy fëmijët e tij të mitur për...
09:36 | 30/06/2026

Zbardhen rrethanat e plagosjes me armë në Pogradec, kush janë 4 autorët që tentuan të vrasin 35-vjeçarin (EMRAT)

Janë zbardhur rrethanat e ngjarjes së djeshme mbi plagosjen me armë zjarri në lagjen nr. 3, Pogradec. Nga plagosja që iu bë me armë zjarri...
09:29 | 30/06/2026