Mandati i Xhaçkës, Kuvendi: Ti kërkohet mendim Komisionit të Venecias
Kuvendi i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese riçeljen e shqyrtimit gjyqësor me qëllim kërkimin e një opinioni amicus curia nga Komisioni Evropian për Demokraci përmes Ligjit (Komisioni i Venecias), lidhur me mandatin e deputetes Olta Xhaçka.
Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu ka arritur të sigurojë shkresën në të cilën thuhet se Kuvendi është i mendimit që duhet të kërkohet një mendim keshillimor nga ana e Komisionit te Venecias, dhe në lidhje me zbatueshmerinë e këtyre parashikimeve kushtetuese dhe ligjore që lidhen me të drejtën e një te pestës se deputeteve te Kuvendit për të vendosur në lëvizje Gjykatën Kushtetuese.
“E shohim të nevojshme që të kërkohet një mendim këshillimor nga Komisioni i Venecias, ne lidhje me raportin midis demokracisë përfaqësuese parlamentare dhe rolit të Kuvendit në rastin e shqyrtimit të mocioneve për papajtueshmërinë e mandatit te deputetit
Duke pasur ne konsiderate, proceset e mëparshme kushtetuese, që kanë perfunduar me vendimet nr. 1, date 23.1.2023 dhe nr.2, date 23.1.2023 et Gjykatës Kushtetuese, raportin e këtyre vendimeve me vendimet nr.44, date 7.10.2011, nr. 7, date 24.02.2016, nr.32, date 3.6.2016, nr. 72, date 7.12.2016 ët Gjykatës Kushtetuese, si edhe ët vendimit nr. 93, date 17.05.2016, të Kolegjit ët Gjykatës Kushtetuese, rezulton qe te jete krijuar nje situate e paqarte juridike ne lidhje me mënyrën si duhet te sillen deputetet e Kuvendit te Shipërisë, kur ndodhen perpara mocionit që mund te paraqiten nga Kryetari i Kuvendit apo nje grup deputetesh, prej jo me pak se 1/10 e te gjithe deputeteve”,-thuhet në shkresën që Kuvendi i ka dërguar Gjykatës Kushtetuese.
LEXONI GJITHASHTU:
- SPAK sekuestron 5512 m2 truall të bashkëshortit të ish-ministres Xhaçka
- Igli Hasani merr detyrën si ministër i Jashtëm, pritet në zyrë nga Xhaçka
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 12:50 BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa