Zgjidhja për mikrokreditë: Shteti do administrojë kreditë, BSH cakton likuidatorët
Një likuidator i zgjedhur nga shteti do të menaxhojë portofolin e klientëve të mikrokredive MCA dhe FINAL. Vendimi është marrë nga Banka e Shqipërisë dhe do të pasohet nga një plan i detajuar likujdimi.
Klientët e mashtruar nga institucionet e mikrokredive po shkojnë drejt zgjidhjes së problemit të tyre. Me 10 mln euro të sekustruara të kompanive Micro Credit Albania dhe Final, të cilat kanë humbur edhe të drejtën për të rimarrë licencën, Banka e Shqipërisë ka vendosur që portofoli i borxhit të krijuar të menaxhohet nga një likuidator. Ky i fundit do të emërohet nga Ministria e Drejtëssë dhe Banka Qendrore.
Likuidimi është term që nënkupton, edhe shlyerjen, edhe fshirjen e kredive, e në këtë kontekst, autoritetet janë duke përgatitur paketën fillestare të informacionit për likuidatorin, me qëllim njohjen e situatës financiare të subjektit të vendosur në likuidim.
Për shembull, një skenar i mundshëm mund të jetë fshirja e kredive të shlyera në nivelin mbi 70% dhe pjesa tjetër të kalojnë në një bankë të nivelit të dytë, pa përfshirë këtu cështjet që kanë kaluar në gjykata me vendim ekzekutiv.
Kujtojmë se numri i klientëve që vijojnë të kenë probleme me kompanitë apo përmbaruesit gjyqësorë është mbi 60 mijë, ndërsa gjetja e një likuidatori shtetëror është përdorur edhe më herët në kompani ku ka pasur urdhër sekuestro.
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit