Si do i zbusë raportet Shqipëri-Greqi? Plani që ka Vangjel Tavo për Himarën

10 Korrik 2024 | 15:50

Kandidati i Partisë Socialistë për bashkinë Himarë, Vangjel Tavo tha në një intervistë për Euronews Albania se në bashkinë e Himarës ai do të ndjekë interesat e popullit himariot.

I pyetur se si do të ndikojë ai në marrëdhënien Shqipëri-Greqi nëse vendoset në krye të bashkisë ai tha se një kryebashkiak nuk ka tagër për të folur për marrëdhëniet mes dy shteteve.

“Për të disatën herë, unë si person historikisht në politik, si pjesë e minoritetit por edhe përfaqësues i të gjithë shtetasve shqiptar i atij qarkut që përfaqësoja, gjithmonë kam kontribuar për marrëdhënie të mira e të shkëlqyera mes dy vendeve tona sepse në fund të fundit, këto marrëdhënie i imponojnë popujt dhe interesi i tyre dhe politikanët janë të detyruar që të ecin dhe të ndjekin pikërisht popujt dhe interesat e popujve të tyre.

Për të njëjtën gjë do të kontribuoj edhe si kryetar i bashkisë së Himarës. unë nuk mund të flas për marrëdhëniet Shqipëri-Greqi, se kryetari i bashkisë nuk ka asnjë tagër për këtë”,-tha Tavo.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha zbuloi se ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim. Sipas...
13:57 | 28/05/2026

Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha foli në lidhje me grupin e Igli Kamberit, i cili po...
13:34 | 28/05/2026

“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari grek Spiros Sideris foli mbi vizitën që ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, zhvilloi...
13:20 | 25/05/2026