Zbardhet vendimi i qeverisë për policët: 4-orë shtesë çdo ditë gjatë sezonit

10 Korrik 2024 | 16:46

Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të mërkurë kërkesën e Drejtorit të Përgjithshshëm të Policisë së Shtetit për të rritur orët e punës për punonjësit e policisë gjatë sezonit veror.

Në VKM-në e publikuar në faqen zyrtare të Kryeministrisë, policët në të gjithë territorin e vendit do të punojnë 4-orë shtesë në ditë që nga data 16 qershor deri më datë 15 shtator.

“Aktivizimi i punonjësve të policisë në punë/shërbim me zgjatje të kohës normale të punës/shërbimit, 4 (katër) orë për çdo turn/shërbim, bëhet me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe realizohet gjatë sezonit turistik veror, për periudhën nga data 16 qershor deri në datën 15 shtator”, theksohet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

Në vendim theksohet se efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, përballohen nga buxheti i shtetit për programin buxhetor “Policia e Shtetit”.

Gjithashtu ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit për zbatimin e këtij vendimi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se para se të vinte në emision kishte marrë një...
22:21 | 04/06/2026

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se Ivanka Trump dhe Jared Kushner nuk e kanë ditur...
22:05 | 04/06/2026

Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu

Po mbahet edhe këtë të enjte, në ditën e pestë, protesta e qytetarëve kundër projektit të Zvërnecit. I ftuar këtë të enjte në Now me...
21:40 | 04/06/2026