“SPAK shpresa e fundit”, Hajdari: I vetmi organ qe po funksionon në interesin publik
Ish-deputetja e PD, Rudina Hajdari tha në “Now me Erla Mëhillin” se SPAK momentalisht është i vetmi organ që po funksionon në interesin publik.
Ajo shtoi se SPAK është e vetmja shpresë e shqiptarëve dhe se opozita duhet që të forcohet sa më shumë që të jetë e aftë të rrezojë qeverinë.
“SPAK ka bërë veprime të cilat e kanë vënë në dyshim në mënyrën se si ka përdorur dy standarde qoftë me disa çështje sidomos nëse flasim për incerenatoret. Mendoj që mbështetja e SHBA dhe drejtësia e re, dhe disa vendime që ka marrë SPAK pra ka një lloj rezultati ndaj mendoj nëse SPAK do të jetë në lartësinë e duhur sepse është i vetmi organ qe po funksionon në interesin publik. Ndaj çka mbetur tani shpresa e fundit e shqiptarëve duke qenë se dhe Rama ka përçare opozitën me politikat e tij e ka bërë shumë të vështire që në këtë vend të ketë hapësirë që qytetarët të angazhohen dhe të jenë pjesë e politikës. Çfarë është e rëndësishme është që SPAK të funksionojë dhe opozita të jetë sa me frytdhënëse” tha Hajdari.
LEXO GJITHASHTU:
Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit
Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 16:38 SHBA feston 250-vjetorin e Pavarësisë. Trump: Amerika, gjithmonë e para!
- 16:29 80 ampula fentanil të vjedhura nga spitali në Romë, nis hetimi për trafikim
- 16:21 Kremlini: Po krijojmë një “zonë tampon” përgjatë kufirit me Ukrainën
- 16:17 Pas 22 vitesh, Turqia pret samitin e NATO-s, mbledh 32 vende anëtare për të menaxhuar krizat globale
- 16:13 Shpërthen kolera në perëndim të Sudanit, 30 persona humbin jetën, 800 të tjerë të infektuar
- 16:10 Kina synon të eksportojë robotë për zbulimin dhe mbrojtjen e kabllove nënujore