30% më pak turistë në Vlorë, shkak çmimet dhe punimet në rrugë
Korriku mendohej se do ishte kulmi i sezonit veror në bregdetin e Vlorës, por plazhet e Rradhimës dhe Orikumit tregojnë krejt të kundërtën. Shumë prej bizneseve tregojnë se nuk kanë turistë për sa ishin përgatitur, duke e cilësuar të dështuar këtë fillim muaji.
“Sipas bumit që thonë turistët, turistët i shohim plazhet bosh, nga viti kaluar kishte turistë, sivjet nuk shikojmë shumë, i kemi plazhet bosh”, tha një pushuese.
“Ka ngritje sepse vetvetiu janë ngritur tregu gjithandej, tani do shikohet ca ndryshimi do ketë, po filloj me ngritje çmimesh do e marrim veten vet m qaf” tha një vendas.
Faktorët që kanë ndikuar në këtë ulje drastike të numrit të pushuesve janë disa. Rritja e çmimeve është faktori kryesor, por nuk përjashtohet edhe punimet për përmirësimin e infrastrukturës në mes të sezonit.
“30% më pak nga viti i kaluar, me këto data deri tani, shoh te çadrat njëherë, i kam shumë pak në krahasim me vitin e kaluar, konsumimi në ushqim shumë pak sepse shumë njerëz vijnë dhe me ushqim me vete, e shoh të bllokuar gjithçka, një nga arsyet kryesore ka qenë abuzimi me çmimet, faktori dytë kryesor është infrastruktura, bërja e punimeve nëpër rrugë, ujësjellsja, ndricime, në fillim sezoni është shkatërrimtare për ne” tha Klodian Merkohitaj.
Vetë kryetari i bashkisë Vlorë kërkon që bizneset të mos abuzojnë me çmimet, por shmang përgjegjësinë për këtë fakt duke ja kaluar topin privatit.
“Rritje çmimesh, kjo në fakt është një vendimmarrje që e marrin vet operatorët e biznesit, ata duhet të jenë më të kujdesshëm, të ofrojnë shërbim më cilësor dhe çmimet të jenë aty ku duhet, pa qenë abuzive” tha Kryetar i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha
Sezoni turistik në Vlorë mbetet në pikëpyetje edhe pse pritshmërite ishin të larta. Në 10 dhiteshin e parë të korrikut regjistrohen 30% më pak turistë se një vit më parë, tendencë e cila bie në njoftoi se e ka dërguar Kosovën në Tribunalin e Arbitrazhit për mosrespektim të kontratës.
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë