Kukësi kërkon shkëputjen, Tirana do vazhdimësi në “Air Albania Stadium”

1 Shkurt 2020 | 18:00

Kryesuesit e Kukësit do të ndeshen pasditen e së dielës me Flamurtarin e vendit të fundit.

Verilindorët duan vazhdimësinë pas suksesit me Partizanin dhe mund të përfitojnë nga ndeshja e rivalëve të Tiranës që në të njëjtën por do të presin Teutën. 

Trajneri i Kukësit Shpëtim Duro kërkon përqendrim maksimal, ndonëse luhet përball një kundërshtari që ka pasur probleme këtë sezon.

“Flamurtari ka shumë rëndësi. Pavarësisht pozicionit që është Flamurtari, e rëndësishme është që ne të japim maksimumin, nga një skuadër që është në fund por unë e njoh mirë sepse ka lojtarë me përvojë”, shprehet trajneri i kukësit Shpëtim Duro.

Sulmuesi Kristal Abazaj preferon që të qëndrojë në të njëjtën linjë me trajnerin, duke kërkuar përqendrim ndaj skuadrave që ndodhen në pjesën e poshtme të klasifikimit.

“Është ajo fjala që ‘I mbyturi të mbyt’, por ne nuk shkojmë me këtë mendim në Vlorë ne shkojmë si në çdo ndeshje, për ta fituar ndeshjen. Besoj që të gjithë bashkë do ta arrijmë objektivin pasi siç dihet nuk ka më ekipe të lehta. Çdo ndeshje është e vështirë dhe çdo kundërshtar mundohet të japi maksimumin përballë një ekipi si Kukësi”, thotë Kristal Abazaj, futbollist i ekipit të Kukësit.  

Tirana vijon të shkëlqejë nën drejtimin e Emanuel Egbos, që ka regjistruar 6 fitore radhazi. Për teknikun nigerian, skuadra duhet të jetë e përqendruar dhe të ruajë ritmin, ndonëse është i vetëdijshëm për forcën që ka kundërshtar.

“Mendoj se çunat janë me këmbë në tokë sepse kështu e kemi folur gjatë gjithë kohës…Teuta është një nga ekipet më të fortë në kampionat. Të gjithë ekipet janë të fortë por ata me meritë janë në vendin e tretë të kampionatit”, deklaron Emanuel Egbo, trajneri i ekipit të Tiranës.

Sa i përket takimeve të së shtunës, në orën 14:00 Luftëtari do të presë Partizanin, në një sfidë mjaft delikate.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026