Starton MIK Festival| Dy koncerte në korçë, Radoja dhe Ahmeti ndezin atmosferën

12 Korrik 2024 | 16:50

Ka filluar mbrëmë me dy koncerte në Korçë edicioni i 7 i festivalit internacional të muzikës, MIK Festival.

Për të 7-të vit ky festival organizohet në Korçë nga sopranoja e njohur Inva Mula, ndërsa pjesëmarrës janë artistë nga vende të ndryshme të botës.

Koncerti i parë ka qenë ai i pianistit Red Radoja i cili jeton dhe punon si pedagog i pianos në Francë.

Radoja me lojën e tij në piano ka tërhequr vëmendjen e artdashësve të shumtë në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi” në Korçë, ndërsa koncerti i dytë i natës së parë të MIK FESTIVAL ka qenë ai i sopranos shqiptare Dëshira Ahmeti, soliste në operan nacionale të Maqedonisë së Veriut.

“Ne sot erdhëm me mesazh nga bashkëjetesa shqiptëro – maqedonase, ku bashkëjetojmë, unë jam soliste në Maqedoninë e Veriut, soliste e parë shqiptare dhe nuk ka patur para meje, vazhdoj të jem dhe me vjen e keq. Puna ime, misioni im është të prezantoj shqiptaren në teatër, e ti sjell në Shqipërine e bukur, të japin përveç muzikës, mesazhe të ndryshme”, tha sopranoja Dëshira Ahmeti.

Diva e muzikës  Inva Mula ia ka dalë që edhe në këtë edicion të sjellë solistë e instrumentistë të njohur shqiptarë e të huaj.

“Këto 7 vite kanë kaluar shumë shpejt. Do ishte një buqetë kaq e bukur me muzikë, me shumëllojshmëri stilesh, më artistë, me kombësi, me gjuhë të ndryshme. Një buqetë i cila i ofrohet publikut të Korçës dhe mua më jep sadisfaksion, ndihem e privilegjuar. Ka qenë e lehtë, të gjithë nuk thonë JO”, tha Inva Mula.

MIK Festival pas operetës Agimi do të udhëtoje drejt Drenovës së Asdrenit me “Inva Mula and friends” dhe në Voskopojë ku në Kishën e Shën Kollit do të jetë koncerti i fundit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në fshatin Zgjanë të Lushnjes, ku specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK), në bashkëpunim me Departamentin...
10:53 | 04/06/2026

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026