Kërkesa e heqjes së ligjit të luftës, gazetari grek: Çështja duhej të ishte zgjidhur
Gazetari grek Apostolos Stakios, i ftuar në Review në Euronews Albania u shpreh se heqja e Ligjit të Luftës është një lajm i mirë për të dyja vendet dhe se më në fund po adresohet një cështje e cila ka zgjatur me dhjetëra vite.
Ai gjithashtu tha se çështja Beleri është një nga arsyet që nuk janë përmirësuar marrëdhëniet mes dy shteteve, dhe se është akoma një çështje që e prek Greqinë.
“Sigurisht është një lajm i mirë për të dyja shtetet, nuk do thoja që në Greqi është ne titujt kryesorë të lajmeve por është diçka që duhej adresuar dhe është një çështje që ka zgjatur dhjetëra e dhjetëra vite. Më duhet te them se e kam ngritur këtë çështje që përpara 25 vitesh dhe ata i kanë qëndruar vendimit të tyre se ne jemi në luftë me Shqipërinë, dhe unë e kuptoj që kjo është diçka që po diskutohet për vite me rrallë, janë bërë deklarata nga zyrtarët e lartë dhe gjatë vizitës së zyrtarëve grekë ne Shqipëri. Ne duhet të kuptojmë se gjatë viteve është çështja Beleri që nuk i ka përmirësuar marrëdhëniet e të dyja vendeve dhe për Athinën ne duhet të vazhdojmë dhe mendoj se ky është një lajm i mirë. Kjo është historia dhe çfarë po vjen sot nga Athina dhe diçka të tillë po kuptojmë nga media greke” tha gazetari.
Gazetari grek u shpreh se shumë prej shtetasve grek nuk kanë informacione në lidhje me Ligjin e Luftës.
“Të jem e sinqerte shumica e grekëve nuk e kanë idenë fare, nuk e dinë që ekziston diçka e tillë. Mendoj që shumë do të shokohen kur ta marrin vesh dhe ne kemi një minoritet të madh të shqiptarëve në Greqi”, tha gazetari.
Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit
Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 14:14 Shuhet zjarri në malin e Shëngjinit pas 24 orësh, arrestohet 57-vjeçari
- 13:56 Trump, bisedë telefonike me Putin dhe Zelenskyn; diskutohet fundi i luftës
- 13:52 Thirrjet në varrimin e Khamenei: Të vrasim Trump! Vdekje Amerikës!
- 13:41 Konflikt mes dy personave në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre
- 13:28 19-vjeçari rrezikoi të mbytej në Plazhin e Vjetër, dyshohet se pësoi atak kardiak
- 13:13 Protesta para Parlamentit, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 2 të arrestuar, 1 arrest shtëpie, 18 “detyrim paraqitje”