Shkoi të ndihmonte banorin për të ndërruar gomën, aksidentohet dhe vdes polici

13 Korrik 2024 | 10:05

Një efektiv policie ka humbur jetën teksa i ka ardhur në ndihmë një banori në fshatin Mlizë të Elbasanit, për të ndërruar gomën e një rimorkioje të ngarkuar me një depozitë metalike.

Efektivi 62 vjeçar, Edmond Brahimaj, ndodhej jashtë shërbimit të punës, kur ka shkuar t’i vijë në ndihmë banorit të zonës.

Në momentin që ka hequr krikun, depozita e ujit është rrëzuar nga rimorkoja duke zënë poshtë efektivin. 62-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

“Ditën e djeshme, në fshatin Mlizë, shtetasi E. B., 62 vjeç, (punonjës policie jashtë orarit të shërbimit), i ka dhënë ndihmë një shtetasi, banor i zonës, për të ndërruar gomën e një rimorkioje të ngarkuar me një depozitë metalike uji.

Në momentin që ka hequr krikun, aksidentalisht depozita e ujit është rrëzuar dhe për pasojë ka dëmtuar rëndë shtetasin E. B., i cili ka humbur jetën në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Punësuan në mënyrë të paligjshme si agjent Mustafa Sheqerin, dënohen ish-zyrtarët e AMP-së

Gjykata e Tiranës këtë të mërkurë mori vendimin dhe ka dënuar me nga 9 muaj burg dy ish-zyrtarët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, AMP-së. Artjol...
13:09 | 22/07/2026

Gjyqi për grupin e Laert Haxhiut, dëshmon në GJKKO babai i Elton Mermalit. Jep detaje nga vrasja e të birit

Babai i viktimës Elton Mermali, Kujtim Mermali këtë të mërkurë ka dhënë dëshminë e tij përpara trupit gjykues në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe...
12:57 | 22/07/2026

Opozita kërkon drejtorin e Përgjithshëm të Policisë në Komisionin e Reformës Zgjedhore, debat me Gjiknurin

Këtë të mërkurë është mbajtur mbledhja në komisionin e Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore për të raportuar lidhur me efikasitetin e masave penale...
12:44 | 22/07/2026