Greqi| 43-vjeçari qëllon për vdekje ish-gruan dhe veten në sy të vajzës së mitur

13 Korrik 2024 | 11:52

Një 43 vjeçar në Greqi ka vrarë ish-gruan e tij 36 vjeçare në sy të vajzës së tyre të mitur. Pas një kohe të gjatë dhune dhe kërcënimesh, burri qëlloi për vdekje 36-vjeçaren dhe më pas kreu vetëvrasje me pushkën e gjahut.

Një mikeshë e ngushtë e viktimës ka treguar për mediat greke detaje të rënda. Sipas saj, mbrëmjen e së mërkurës, 43 vjeçari i ka prerë frenat motoçikletës së 36-vjeçares, duke dashur ta terrorizojë partneren e tij.

“Ata ishin ndarë për një kohë, por ai vazhdonte ta shqetësonte. E kërcënoi, e vëzhgoi, priti jashtë shtëpisë që të kthehej. Ai e kishte goditur disa herë dhe pardje ia preu frenat motoçikletës. Areti e ka denoncuar në polici por nuk e kanë gjetur”, tregon mikesha e viktimës.

Viktima kishte bërë padi ndaj 43-vjeçarit për dhunë dhe kanosje në familje. Por, kjo nuk ishte hera e parë që autori ia bënte jetën “ferr”.

Majin e kaluar, ai u dërgua në burg i akuzuar për dhunë në familje. Edhe pse u shpall i pafajshëm, vazhdoi ta përndiqte 36-vjeçaren.

Kërcënimet dhe rrahjet ishin disa nga dëshmitë që gruaja përjetoi deri në mëngjesin e sotëm kur 43-vjeçari e vrau në sy të vajzës së tyre të mitur.

“Natën ajo doli dhe sapo u kthye në shtëpi ai e priste dhe e vrau. Fëmija ishte me nënën gjatë atyre momenteve. Fëmija është në shok, si mund të jetë?”- thotë më tej shoqja e 36-vjeçares.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
14:22 | 04/06/2026