“Mbi 42 gradë”- Osmani: E mërkura dita më e nxehtë, kur pritet rënie e temperaturave

15 Korrik 2024 | 08:29

Temperaturat e larta kanë ‘pushtuar’ prej ditësh vendin tonë. Meteorologu Hakil Osmani ka treguar se i nxehti pritet të na shoqërojë edhe në ditët në vazhdim, për shkak të masave ajrore afrikane.

Në një lidhjë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, Osmani tha se e marta dhe e mërkura do të jenë edhe ditët më të nxehta.

Ai tha se gjatë këtyre dy ditëve temperaturat maksimale do të shkojnë në 42 gradë celsius. Osmani zbuloi se do të ketë reshje afatshkurtra shiu në zonat verilindore dhe përgjatë shtrirjes lindore, të cilat sipas tij, nuk do të zgjasin më shumë se 15-20 minuta.

Sipas Osmanit, rënia e temperaturave do të vijojë gradualisht pas ditës së mërkurë dhe do të shkojnë në 39 gradë celsius.

“Temperaturat do vijojnë të jenë të larta edhe këtë javë, për shkak të masave ajrore afrikane. Sot do të jenë rreth 40-41 gradë celsius temperaturat. Berati, Elbasani, por edhe Shkodra janë qarqet me temperaturat më të larta. Në zona të izoluara të Beratit apo të Elbasnit temperaturat do të shkojnë në 42 gradë.

Sa i përket mëngjeseve deri të mërkurën temperaturat do të kenë rritje graduale. 16-17 gradë në zonat malore, ndërsa në ultësirën perëndimore pritet t’i kemi temperaturat e ajrit nga 19-24 gradë në orët e mëngjesit. Maksimumi shënohet të mërkurën në 42 gradë, ku përjashtohen disa zona të izoluara që këto vlera do të tejkalohen.

Më pas do të kemi një rënie graduale ku temperaturat maksimale do të shkojn ënë 39 gradë celsius. Nga an e kushteve të motit do të kemi kryesisht mot të qëndrueshëm, por do të ketë edhe kalim të vranësirave që në zonat verilindore dhe përgjatë shtrirjes lindore do të krijohen kushte për rrebeshe afatshkurtra shiu që do të zgjasin 15-20 minuta”, tha Osmani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë

Në ditën e 24-t të protestës, disa pjesëmarrës kanë vendosur shirita të skenës së krimit dhe një sirenë policie përpara godinës së Kryeministrisë. Protestuesit dëgjohen...
22:02 | 23/06/2026

Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së martës në zonën e Lungomares. Sipas informacioneve paraprake, një motomjet ka përplasur një këmbësore, e cila është...
21:55 | 23/06/2026

Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë në ditën e 24-të të protestës, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën më pas marshimin...
21:53 | 23/06/2026