EMRI| Apeli i GJKKO merr vendim për konfiskimin e pasurive të ish-gjyqtarit të GJL

15 Korrik 2024 | 10:42

Gjykata e Posaçme e Apelit Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për konfiskimin e pasurive të ish-gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Guxim Zenelajt, i cili akuzohet për deklarim të rremë pasurie.

Më poshtë janë rë renditura pasuritë e konfiskuara të ish-gjyqtarit dhe njoftimi i plotë i Apelit të GJKKO.

Njoftimi i Apelit të GJKKO:

‘Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Florjan Kalaja (kryesues), Saida Dollani (anëtare) dhe Daniela Shirka (anëtare), sot më datë 15.07.2024, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 41 akti, datë 15.02.2024 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesi G.Z., kundër vendimit nr. 26, datë 06.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka vendosur:

“1. Pranimin kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

  1. Konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të pasurive të sekuestruara me vendimin nr. 31, datë 19.12.2021 të Gjykatës së Posaҫme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
  2. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
  3. Për administrimin dhe përdorimin e pasurive të mësipërme të ngarkohet Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, Tiranë.
  4. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.”

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

  1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 26, datë 06.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
  2. Shpenzimet gjyqësore për gjykimin në apel, i ngarkohen apeluesit.’- njofton gjykata e Posaçme e Apelit.

Pasuritë e konfiskuara:

  1. Pasuria me nr. 674, zk.1952, Tokë në Porto Palermo, Himarë- Vlorë, me sipërfaqe 1000 m²;
  2. Pasuri e ndodhur, në ZK.1987, me numër pasurie 3/670-B9, vol.29, faqe 163, bodrum me sipërfaqe 16 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;
  3. Pasuri e ndodhur në ZK.1987, me numër pasurie 3/670-B10, vol.29, faqe 164, bodrum me sipërfaqe 15 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;
  4. Pasuri e ndodhur në ZK.1987, me numër pasurie 3/670-N1, vol.29, faqe 186, njësi me sipërfaqe 218.06 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;
  5. Pasuri e ndodhur në ZK.1987, me numër pasurie 3/670+1-10, vol.29, faqe 196, apartament me sipërfaqe 60.36 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;
  6. Pasuri e ndodhur në ZK.1987, me numër pasurie 3/670+1-18, vol.29, faqe 204, apartament me sipërfaqe 67.35 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;
  7. Pasuri e ndodhur në ZK.1987, me numër pasurie 3/670+1-55, vol.29, faqe 241, apartament me sipërfaqe 51.35 m2 në Ishull-Shëngjin Lezhë;

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026