Me kallashnikov në tabakinon ku shiste drogë, arrestohet 32-vjeçari në Krujë

15 Korrik 2024 | 13:56

Një 32-vjeçar në Krujë ka rënë në prangat e Policisë, pasi shiste lëndë narkotike dhe mbante armë zjarri pa leje në tabakinon e tij.

Përmes një njoftimi Policia bëri të ditur se në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 1 armë zjarri kallashnikov, municion luftarak, dhjetëra doza të lëndëve të dyshuara narkotike cannabis dhe kokainë, ssteka cigaresh të dyshuara të kontrabanduara, dhe shuma parash.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

📍Krujë-Finalizohet nga Komisariati i Policisë Krujë, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimit të Organizuar në DPPSh, operacioni policor i koduar “Tabachino”.

Arrestohet në flagrancë një 32-vjeçar që shiste në tabakinon e tij, lëndë të dyshuar narkotike dhe paketa cigaresh të kontranduara, si dhe mbante armë zjarri, pa leje.

Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, municion luftarak, dhjetëra doza të lëndëve të dyshuara narkotike cannabis dhe kokainë, ssteka cigaresh të dyshuara të kontrabanduara, dhe shuma parash.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimit të Organizuar në DPPSh, bazuar në inteligjencën informative për një shtetas që mbante sende të kundërligjshme në tabakinon e tij, në Budull, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Tabachino”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi O. D., 32 vjeç, banues në Krujë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”.

Gjatë kontrollit në një subjekt (tabakino), në posedim nga 32-vjeçari, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak, dhjetëra doza të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe cannabis, steka me cigare të dyshuara të kontrabanduara, dhe shuma parash.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026