Qëlloi me kallashnikov në ajër dhe rrezikoi banorët, arrestohet i riu në Vlorë

15 Qershor 2024 | 09:38

Një 27-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë në qytetin e Vlorës, pasi u ndalua në flagrancë duke lëvizur me një armë automatike.

27-vjeçari u arrestua nga policia , pasi qëlloi me armë zjarri në ajër, vendin e quajtur “Kuzum Baba”, në lagjen “Partizani”, duke rrezikuar banort e zonës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit kallashnikov me krehër me municion luftarak dhe një mjet prerës biçak, që iu gjetën 27-vjeçarit, gjatë kontrollit fizik.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.

“Në zbatim të masave të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas lëvizte i armatosur, finalizoi operacionin e koduar “Strike 14 “, për kapjen e tij.

Si rezultat, u arrestua shtetasi A. S., 27 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, pasi kshte qëlluar me armë zjarri në vendin e quajtur “Kuzum Baba”, në lagjen “Partizani”, duke rrezikuar banort e zonës.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit A. S. i është gjetur 1 armë zjarri kallashnikov me krehër me municion luftarak dhe 1 mjet prerës biçak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026