Komisioni Antikorrupsion| Dumani: Çdo reformë të respektojë ndarjen e pushteteve

15 Korrik 2024 | 14:04

Ditën e sotme në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë, kanë raportuar për punën e tyre gjatë vitit 2023 drejtuesit e lartë të institucioneve të drejtësisë në vend.

Gjatë fjalës së tij, drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, ka folur edhe me ngritjen e Komisionit Antikorrupsion në Kuvendin e Shqipërisë, i cili parashikon thellimin e reformave kundër korrupsionit.

Dumani tha se çdo reformë duhet të respektojë ndarjen e pushteteve, pasi opozita ka akuzuar se ky komision ka për qëllim kapjen e drejtësisë.

“Çdo reformë të respektojë ndarjen dhe balancimin e pushteteve”, tha Dumani.

Ai foli gjithashtu edhe për rënien e kallëzimeve nga agjencitë shtetërore në SPAK.

Sipas Dumanit, SPAK nuk bën dot asgjë vetë, por sipas tij, të gjitha institucionet duhet të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin.

“Ne s’bëjmë dot asgjë vetëm. Beteja e përditshme. Sado të specializuar të jemi, të vetëm nuk e bëjmë dot. Duhet të bashkëpunojnë institucionet. Ne i marrim seriozosht kallëzimet”, tha Dumani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026