Kërkoi të depozitonte provat e tij në gjykatë, shtyhet seanca për Dritan Dajtin

15 Korrik 2024 | 15:44

Seanca gjyqësore në ngarkim të Dritan Dajtit e zhvilluar në Gjykatën e Elbasanit është shtyrë për më 23 korrik ora 13:30.

Vendimi erdhi pas kërkesës së Dajtit për të depozituar provat e tij para gjykatës dhe për të marre në shqyrtim provat e depozituara tashme nga prokuroria.

Dajti mori pjesë në seancën e sotme përmes një videokonference. Ai kërkoi lirimin nga qelia me pretendimin se i ka mbaruar dënimi me 25 vite burg, vendim i dhënë nga Gjykata e Apelit, e cila pranoi kërkesës e tij për gjykim të shkurtuar.

Në një letër dërguar drejtorit të Burgut të Peqinit, Dajti pretendon se ka përfunduar kohën e vuajtjes së dënimit prej 25 vitesh.

Dritan Dajti u dënua më burgim të përjetshëm për vrasjen e 4 policëve në vitin 2009, por një vendim i Gjykatës së Apelit në vitin 2019 e konvertoi dënimin me 25 vite burg.

Duke u bazuar në vendimin e Apelit, Dajti argumenton se në 4 korrik ai ka përfunduar kohën e vajtjes së dënimit.

Por më 11 qershor të këtij viti, Gjykata e Lartë me gjyqtarët Ilir Panda, Sandër Simoni dhe Artur Kalaja vendosi rrëzimin e vendimit të apelit duke lënë në fuqi dënimin me burg të përjetshëm. Në letrën e Dajtit nuk përmendet vendimi i fundit i Gjykatës së Lartë.

Dritan Dajti akuzohet për masakrën e 7 gushtit të vitit 2009 në Plazhin e Durrësit, ku  u vranë dëshmorët e policisë; Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj. Ngjarja cilësohet si ndër më të rëndat për forcat e policisë. Dajti së bashku me personat që e shoqëronin ju përgjigjën me armë skuadrës së policisë që kishte shkuar për arrestimin e tij.  Në këtë ngjarje u plagos vet Dajti, si dhe u vra shoqëruesi i tij, Ledjon Mara dhe u plagos Fatjon Shamku.

Dritan Dajti ishte në kërkim që nga viti 2004, pas një arratisje spektakolare nga Gjykata e Tiranës ku po gjykohej për vrasjen e një biznesmeni, ngjarje e kryer në vitin 1999.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama në Ankara për Samitin e NATO-s, zbulohet agjenda e tij e takimeve

Kryeministri, Edi Rama do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s që zhvillohet në Ankara, me pjesëmarrjen e krerëve të shteteve, bashkëshorteve dhe qeverive të...
11:34 | 07/07/2026

Rama prezanton spitalin e ri: Do të jetë gati në vitin 2028-të, do të trajtojë sëmundjet e komplikuara

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në prezantimin e Health Hub Hospital që do të hapë dyer së shpejti në Tiranë. Gjatë fjalës së tij,...
11:28 | 07/07/2026

Përfshihet nga flakët godina e Postës Shqiptare në Gjirokastër, ndërhyjnë zjarrfikësit

Një zjarr ka rënë këtë të martë në Pazarin e Gjirokastrës. Zjarri raportohet se ka rënë pranë Postës Shqiptare, ku flakët kanë përfshirë fasadën e...
11:15 | 07/07/2026