Kakavijë, nis fluksi i verës në kufi, 6 331 persona në 24 orë
15 Korrik 2024 |
15:46
Në Stacionin Kufitar të Kakavijës ditën e hënë është rritur fluksi i lëvizjes në kufi, periudhë që përkon me pushimet verore të emigrantëve shqiptarë në Greqi.
Sipas Policisë Kufitare në Gjirokastër, gjatë 24 orëve nëpërmjet kësaj dogane kanë lëvizur në të dyja anët e kufirit 6 331 persona dhe 1 929 automjete.
Në sportelet e hyrjes në tokën shqiptare janë regjistruar 3228 persona, pjesa më e madhe e të cilëve janë bashkatdhetarët tanë që kthehen nga Greqia për pushime në vendlindje.
Nëpërmjet sporteleve të daljes në doganën e Kakavijës kanë udhëtuar për në Greqi 3 103 persona dhe 1 056 automjete. Gjatë ditës së hënë në sportelet e kontrollit të dokumenteve në të dyja anët e kufirit nuk ka pasur radhë pritje.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje