Flet avokati: “Dikush mund të ketë kompromentuar Shërbimet Sekrete Amerikane!”
Avokati Peter Lumaj ka sjellë në vëmendje, në një lidhje të drejtëpërdrejt në Euronews Now, dyshimet e ngritura për Shërbimet Sekrete Amerikane në atentatin ndaj Trump.
“Ky ishte një dështim i plotë në Shërbimin sekret në Shtetet e Bashkuara. Një security i thjeshtë do t’a shihte e do t’a kuptonte menjëherë që në pallatin dy-katësh , atje nga ku po fliste ish-presidenti i Amerikës, një djalë me armë në dorë.” –tha avokati.
Sipas tij, kjo është edhe arsyeja se përsë Senati dhe Kongresi Amerikan e kanë thirrur Drejtorin e Shërbimit Sekret për të shpjeguar këtë mos-vigjilencë apo edhe një kompromentim të mundshëm të Shërbimeve Sekrete.
“Nuk e beson populli amerikan që në të vërtetë një djalë 20-vjeçar kishte një potencial të tillë apo nje urrejtje të tillë, aq sa për hapur zjarr ndaj Trump-it.”-vazhdoi ai.
Risjellim në vëmendje gjithashtu se një ish-agjent i Shërbimit Sekret ka bërë të ditur se zona ku qëndronte atentatori patrullohej nga oficerë lokal dhe shtetërorë. Ndërsa sherifi i qarkut ka pranuar një “dështim”, ku ende nuk mund të akuzohet asnjë palë.
LEXONI GJITHASHTU:
Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus