“Monumentet e dëmtuara gjatë Luftës së Dytë Botërore”, hapet ekspozita në Tiranë
Në kuadër të 80-vjetorit të çlirimit të Shqipërisë, Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore organizoi ekspozitën “Monumentet e Dëmtuara gjatë Luftës së Dytë Botërore”.
Qëllimi i kësaj ekspozite ishte të rikujtojë dhe të prezantojë objektet e dëmtuara gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, përmes një koleksioni të vlerësuar të materialeve grafike dhe dokumenteve arkivore, të cilat janë të rëndësishme për historinë e vendit tonë.
Në këtë ekspozitë u paraqitën disa materiale dokumentare dhe fotografike që dëshmonin dëmet e pësuara nga objektet e kultit, si rezultat i luftimeve.
Në mesin e materialeve të përzgjedhura, gjendeshin:
- Foto të xhamisë së Et’hem Beut, viti 1944
- Foto të xhamisë së Bargjinit në vitin 1944
- Lista e objekteve të kultit të dëmtuara gjatë Luftës së Dytë Botërore, viti 1944 etj.
Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore për realizimin e kësaj ekspozite, bashkëpunoi me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivit Shtetëror e cila kontribuoi në mbledhjen e materialeve arkivore, si dhe me ekspertë të fushës që morën pjesë në këtë ekspozitë për të ndarë përvojën e tyre disa-vjeçare mbi historikun e Monumenteve të Kulturës në Shqipëri
Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
Rama në ceremoninë e diplomimit të oficerëve të rinj: Deri në 2030 pagat e FA-së sa mesatarja e NATO-s
Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv
- 13:39 Autori i 7 rasteve të vjedhjes, vihet në pranga 29-vjeçari në Durrës
- 13:37 Spiropali-Berishës: A do ta çlirosh opozitën? Replikon kryedemokrati: Elisa, pëllumbesha në botën e çudirave
- 13:18 BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
- 13:04 Ngjarje e rëndë në Orikum! Humb jetën 75-vjeçari, dyshohet se pësoi infarkt pasi doli nga deti
- 12:58 Përplasje jashtë Parlamentit, protestuesit kërkojnë largimin e kamerave: Bojkotoni mediat
- 12:53 Peleshi kërkon të kalohet në rendin e ditës, deputetët e opozitës bllokojnë foltoren. Pesë minuta pushim