Shtyhet seanca për ‘Gërdecin’ në GJKKO, mungon Fatmir Mediu dhe një nga ekspertët

17 Korrik 2024 | 09:48

Është shtyrë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar procesi për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, për dosjen ‘Gërdeci’.

Në seancë ka munguar ish-ministri Mediu dhe avokati mbrojtës Ardian Visha. I pranishëm ka qenë vetëm avokati tjetër Henrik Ligori.

Prokurori Klodian Braho kërkoi që të vazhdoj seanca në mungesë të Mediut. Kjo kërkesë u pranua nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila vendosi që ish-ministri të mbrohet vetëm nga avokati Ligori.

Gjykata relatoi që në sekretarinë e gjykatës janë paraqitur pyetjet me shkrim për ekspertët, në total 113 pyetje, ndërkohë në seancë nuk është paraqitur një nga ekspertët. Eksperti Ymer Stafa ka njoftuar gjykatën se mungon për arsye shëndetësore.

Prokurori Klodian Braho: Nuk ka raport mjekësor për ekspertin që mungon dhe gjendja e tij shëndetësore nuk e pengon që të jetë në seancë. Eksperti të thirret në gjykatë dhe të japë mendimin e tij. Ekspertët të marrin edhe pyetjet e reja dhe të formulojnë një dokument të vetëm. Të kemi edhe ne një kopje të pyetjeve që të jemi të përgatitur në seancë. Ekspertët të marrin kohën e nevojshme.

Avokati Henrik Ligori: Është e domosdoshme prania e ekspertit të 5-të, duhet të gjithë për tu përgjigjur. Të marrin kohën e nevojshme që të realizohet përgjigjja e të gjithëve.

Senca e radhës do të mbahet më 31 Korrik ora 09:00.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 22-të e protestës, disa qytetarë me çadra plazhi prej mëngjesit para Kryeministrisë (VIDEO)

Kjo e diel shënon ditën e 22-të të protestës në Tiranë, ndërsa ndryshe nga ditët e tjera, disa prej protestuesve mëngjesi i gjeti aty pasi...
12:55 | 21/06/2026

Banorët shembin rrethimin në Kakome (VIDEO)

Banorë të Nivicës, Shën Vasilit, pronarë të tokave në Kakome, të mbërritur nga qytete të ndryshme të vendit dhe emigrantë kanë protestuar këtë të diel...
12:53 | 21/06/2026

Dalin pamjet e incidentit, një vajzë me maskë shkul flamurin e Izraelit te ambasada në Tiranë

Këto janë pamjet e momenteve kur një vajzë e maskuar ka shkulur flamurin e Izraelit në Ambasadën e këtij shteti në Tiranë gjatë orarit kur...
12:05 | 21/06/2026