Shtohen turistët në Vlorë, vizitorët besnikë vijnë nga Kosova
Pas një fillim sezoni turistik të dobët, Vlora duket se po ndryshon kah sa i përket pritjes së vizitorëve nga të gjithë trevat shqiptare.
Pas 15 korrikut, kanë nisur ardhja e turistëve nga Kosova, të cilët mbeten besnikë të bregdetit shqiptar.
“Jemi nga Kosova, Vlora na pëlqen, është pastërti e madhe në Vlorë, ndaj kemi ardhur. Kam qenë 3 vjet në Shëngjin dhe në Ulqin, ama Vlora më pëlqen edhe vetëm në Vlorë vij”, thotë një pushues.
“Jam nga Gjermania, vij prej Kosove nga Drenica, kam dëgjuar se është shumë mirë, po më pëlqen, sot kemi ardhur këtu, do rrimë 6 ditë, uji është shumë i pastër, lokacioni dhe qyteti shumë i bukur është”, shprehet një tjetër.
Mesi i korrikut ka mbushur plazhet e Vlorës edhe me pushues vendas. Të gjithë vlerësojnë atë që natyra i ka falur Vlorës.
Tashmë rrugët e qytetit bregdetar janë mbushur nga pushues me kombësi të ndryshme nga e mbarë bota, duke bërë që dallimi mes fluksit të fundjavës dhe ditëve të javës të mos ndihet në plazhet e Vlorës.
LEXONI GJITHASHTU:
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut