Hakmarrje ndaj Orban, ministrat e jashtëm të BE do të sabotojnë samitin në Hungari
Ministrat e Jashtëm të BE mund të bojkotojnë samitin që pritet të organizohet në fund të muajit gusht në Hungari.
Ky veprim vjen si pasojë e politikave të pakoordinuara me Unionin, referuar takimeve të Orban me presidentin Putin dhe atë kinez.
Media amerikane Politico shkruan se në kuadër të Presidencës, Budapesti planifikon të organizojë samitin e Ministrave të Jashtëm të BE në datat 28-29 gusht.
Aksionet e fundit të Orban me vizitat e tij të Paqes në Ukrainë, Kinë dhe Rusi pa u koordinuar me 26 vendet anëtare të Bashkimit Europian ka ngjallur shumë reagime dhe kritika në union. Liderët europianë besojnë se çdo gjë është një propagandë dhe një shoë i Viktor Orban.
Një nga diplomatët tha se duke bojkotuar takimin e Budapestit, ministrat e jashtëm duan të dërgojnë një sinjal të qartë se Hungaria nuk mund të flasë në emër të BE-së.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania